Journal Description

Revista Studime Historike / Historical Studies është një revistë shkencore e specializuar në fushën e historisë, botuar e pandërprerë nga viti 1964 deri në ditët e sotme. Është vazhdimësi e Buletinit të Institutit të Studimeve (1947), Buletinit të Institutit të Shkencave (1948-1952), Buletinit të Shkencave Shoqërore (1952-1957), Buletinit të Universitetit Shtetëror të Tiranës - shkencave shoqërore. Nga viti 1964 deri në vitin 1972 Studime Historike u botua nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, dhe pas ndarjes së dy instituteve, nga viti 1973 nga Instituti i Historisë, fillimisht si pjesë e Akademisë së Shkencave dhe, nga viti 2008-2023, si pjesë e Qendrës/Akademisë së Studimeve Albanologjike. Nga fundi i vitit 2023, Instituti i Historisë është pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Redaksia e saj përbëhet nga studiues të afirmuar shqiptarë dhe të huaj, me botime të njohura në fushën e historisë. 


Revista Studime Historike botohet dy herë në vit nga Instituti i Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Revista pranon dhe shqyrton shkrime të pabotuara më parë në trajtën e artikujve dhe kontributeve të tjera shkencore që fokusohen në historinë e shqiptarëve në rajonin e Evropës Juglindore, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Greqia si dhe në vende të tjera të Evropës dhe të botës. Revista publikon artikuj që kryejnë kërkime shkencore mbi zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve nga periudha e mesjetës deri në fund të shek. XX. Të gjitha shkrimet e pranuara janë subjekt i një procesi të dyfishtë të rishikimit të jashtëm nga recenzentë të cilët nuk njohin autorin dhe ansajelltas. Për tu pranuar, artikujt shkencorë duhet të konsiderohen të botueshme nga bordi editorial dhe dy rishikues emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga redaksia e revistës. Artikujt mund të dërgohen në redaksinë e revistës në gjuhën shqipe ose anglisht, por ato publikohen në gjuhën shqipe me një përmbledhje në gjuhën angleze. Studime Historike është një revistë me akses të hapur. Ajo është e përfshirë në Crossref dhe Google Scholar. Autorët duhet të dërgojnë artikujt e tyre në adresën e postës elektronike të revistës [email protected] si dhe të ndjekin udhëzimet teknike për përgatitjen e tekstit dhe citimit sipas stilit të Çikagos si dhe parimeve etike të botimit të punimeve shkencore. Në të kundërt, artikulli nuk mund të pranohet nga redaksia e revistës Studime Historike.


ISSN: 0563-5799 (Printuar)


ISSN: 3005-8481 (Online)


Botuar nga : Instituti i Historisë, Shqipëri

Studime Historike
Volume , Number : 3-4
October 16, 2023
Current Issue

No. 2 (2024): Studime Historike

Published: January 6, 2025

Kërcënimi turk dhe dorëzimi i Shkodrës te venedikasit në vitin 1396 nga Gjergj II Strazimir Balsha

Edmond Malaj (1)
(1)
228

Armatimi dhe kapacitetet ushtarake në zotërimet e Balshajve gjatë shek. XIV-XV

Gjon Berisha (1)
(1)
281

Tregtia ndërmjet Durrësit dhe Venecies në vitet 1707-1714

Alvin Saraçi (1)
(1)
109

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia dhe reflektimi te shqiptarët në Kosovë (1939-1941)

Haxhi Ademi (1)
(1)
109

Dëshmi zyrtare britanike mbi tragjedinë e popullsisë shqiptare në Epirin e Jugut në vitet 1944-1945

Romeo Gurakuqi (1)
(1)
316

Një vështrim në terma politiko-ekonomikë ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë në periudhën 1945-1949 (Pjesa e tretë, prill-shtator 1948)

...vijon nga numri i kaluar 2023/2

Gjon Boriçi (1)
(1)
141

“Goditja” në letërsi, arte dhe kulturë në vitin 1973

Erjon Papagjoni (1)
(1)
59

Literatura e udhëpërshkrimeve në histori-shkrimin e hapësirave kufitare: Një analizë e burimeve perëndimore dhe lindore për Elbasanin e shek. XVI-XVII

Eduart Caka (1)
(1)
185

Hysen Kordha (6 shkurt 1941 – 3 korrik 2024)

Hysen Kordha (1)
(1)
194

In memoriam: Prof. dr. Liman Rushiti (1942-2024)

Skënder Lutfiu (1)
(1)
80
View All Issues