Main Article Content
Abstrakti
Më datë 7 dhjetor 2007, në Prishtinë, në sallën e hotel “Grant”, Instituti i Historisë-Tiranë, Fakulteti Histori-Filologji i UT-së dhe AQSH, nën kujdesin dhe në bashkëpunim me Institutin e Historisë-Prishtinë organizuan prezantimin e disa botimeve të realizuara gjatë dy viteve të fundit 2006-2007 nga studiuesit e institucioneve përkatëse në rrugë institucionale ose jashtëinstitucionale. Në fjalën e rastit, drejtori i Institutit të Historisë-Prishtinë, Prof. dr. Jusuf Bajraktari, drejtori i Institutit të Historisë-Tiranë, Prof. dr. Marenglen Verli dhe drejtore e AQSH, Prof. dr. Nevila Nika, theksuan se “tubimi i këtij karakteri ishte një formë e re bashkëpunimi për paraqitjen reciproke të veprave të botuara në të dy kryeqytetet, i cili zhvillohej në frymën shumëvjeçare të forcimit të bashkëpunimit dhe të realizimit të projekteve të përbashkëta studimore, botuese, publikjuese etj.”. Veprimtaria u ndoq me interes nga studiues të fushave të ndryshme të albanologjisë dhe u pasqyrua gjerësisht nga media e shkruar dhe elektronike e Kosovës.