Announcements

Thirrje për shkrime për revistën “Studime historike”, nr. 2, 2025 

Sep 2, 2025

Redaksia e revistës “Studime historike” mirëpret shkrimet dhe kontributet tuaja origjinale, si artikuj dhe recensione shkencore të pabotuara më parë dhe që të mos jenë në proces botimi diku tjetër. Artikujt dhe recensat shkencore duhet të  trajtojnë çështje që lidhen me historinë e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi si dhe territore të tjera të Evropës Juglindore e më gjerë.

Revista “Studime historike” ndjek procedurën e recensionimit “double-blind peer review”.

Afati i dorëzimit është data 30 shtator 2025.

Shkrimet duhet të dërgohen në adresën elektronike:[email protected]

Disa orientime dhe rregullat për mënyrën e paraqitjes së shkrimeve, i gjeni këtu.

https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/guidelines

Thirrje për shkrime për revistën “Studime historike”, nr. 1, 2025

Jan 16, 2025

Redaksia e revistës "Studime historike" mirëpret shkrimet dhe kontributet tuaja origjinale, si artikuj dhe recensione shkencore të pabotuara më parë, të cilat trajtojnë çështje të historisë së shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, si dhe në territore të tjera të Evropës Juglindore e më gjerë. Revista "Studime historike" zbaton procedurën e recensionimit “double-blind peer review”. Afati i dorëzimit të shkrimeve është data 28 shkurt 2025. Shkrimet duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected] Faleminderit për bashkëpunimin!

Thirrje për shkrime në revistën “Studime historike”, nr. 1, 2024

Mar 18, 2024

Redaksia e revistës “Studime historike” mirëpret shkrimet dhe kontributet tuaja origjinale, si: artikuj shkencorë, kumtesa, recensa dhe materiale historike të pabotuara më parë, të cilat trajtojnë çështje të historisë së shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe territore të tjera të Evropës Juglindore e më gjerë.

Afati i dorëzimit të tyre është data 18 prill 2024. 

Shkrimet duhet të dërgohen  në adresën zyrtare të revistës “Studime historike” [email protected] dhe në adresën [email protected]