Revista Studime Historike është botuar rregullisht nga Instituti i Historisë në Tiranë nga viti 1964 deri në ditët e sotme, përveç një periudhe të shkurtër (1991-1994) gjatë të cilës ajo u ndërpre, si dhe gjatë viteve (1994-1997) kur katër numrat e një viti dolën në një botim. Ajo recensionohet dhe redaktohet nga historianë shqiptarë dhe të vendeve të tjera. Kjo procedurë lidhet me synimin e saj për të avancuar drejt standardeve ndërkombëtare si dhe për t’i dhënë një trajtë të re procesit të të menduarit dhe të shkruarit të historisë. Revista është  një platformë e përbashkët për historianët kudo që ndodhen, të cilët ndajnë një interes të përbashkët në studimin e historisë së shqiptarëve dhe të rajonit të Evropës Juglindore. Kontributet historike mbështeten në kërkime arkivore autentike. Revista synon të pasqyrojë përmes analizës dhe qasjes kritike historinë sociale, politike, kulturore, ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe intelektuale të shqiptarëve e më gjerë, duke nxitur debatin akademik si dhe ajo mbetet e hapur për një qasje të re metodologjike krijuese.

Revista Studime historike boton shkrime origjinale të pabotuara më parë, si: artikuj shkencorë, recensa, diskutime e debate shkencore, si dhe materiale të reja historike e metodologjike.

Revista nuk boton materiale, të cilave u mungon qasja shkencore dhe shfaqin karakter thjesht eseistik; që shfaqin apo miratojnë koncepte raciste ose diskriminuese ndaj të tjerëve, ose kur në çfarëdo mënyre, përfshijnë gjuhë urrejtjeje, reflektime personale ose shkrime letrare pa ndonjë lidhje shkencore. Gjithashtu, nuk do të botohen shkrime që nuk janë brenda kufijve kohorë dhe tematikë të revistës.

Të gjithë kontributet e ardhura në redaksi, do t’i nënshtrohen një shqyrtimi rigoroz shkencor, si në fazën e mbledhjes fillestare të materialeve nga ana e redaksisë së revistës, ashtu edhe më pas, përmes dy vlerësimeve të dy recensentëve të paanshëm dhe objektivë, emrat e të cilëve nuk njihen nga autori/ët e artikujve dhe anasjelltas.

Kontributet shkencore të studiuesve për revistën, mund të dorëzohen në gjuhën shqipe ose në gjuhën angleze. Të gjithë kontributet duhet të kenë krahas emrit gradës shkencore/ titullit akademik të autorit/es, qendrën e institucionit së tij/saj të punës, së autorit/es, adresën e postës elektronike, një përmbledhje të shkurtër (Summary) të artikullit shkencor në gjuhën angleze dhe 5-7 fjalë kyçe në gjuhën angleze.

Revista publikohet dy herë në vit. Numri 1 publikohet në muajin qershor dhe numri 2 në muajin dhjetor të çdo viti.

Revista Studime Historike është përfshirë në Crossref dhe Google Scholar.

Politika e Qasjes së Hapur

Studime Historike është një revistë me qasje të hapur. Të gjitha artikujt mund të shihen dhe shkarkohen pa pagesë nga faqja e internetit e revistës dhe të përdoren në përputhje me Creative Commons-Attribution.

Revista Studime historike nuk kërkon nga autorët asnjë lloj tarife pagese për materialet e tyre të dorëzuara në redaksi, gjatë fazave të pranimit, recensionimit dhe botimit të tyre.