Revista Studime Historike botohet dy herë në vit nga Instituti i Historisë në Akademinë e
Shkencave të Shqipërisë. Revista pranon dhe shqyrton shkrime të pabotuara më parë në trajtën e
artikujve dhe kontributeve të tjera shkencore që fokusohen në historinë e shqiptarëve në rajonin e
Evropës Juglindore, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Greqia si dhe
në vende të tjera të Evropës dhe të botës. Revista publikon artikuj që kryejnë kërkime shkencore
mbi zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve nga
periudha e mesjetës deri në fund të shek. XX. Të gjitha shkrimet e pranuara janë subjekt i një
procesi të dyfishtë të rishikimit të jashtëm nga recenzentë të cilët nuk njohin autorin dhe
ansajelltas. Për tu pranuar, artikujt shkencorë duhet të konsiderohen të botueshme nga bordi
editorial dhe dy rishikues emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga redaksia e revistës. Artikujt
mund të dërgohen në redaksinë e revistës në gjuhën shqipe ose anglisht, por ato publikohen në
gjuhën shqipe me një përmbledhje në gjuhën angleze.
Studime Historike është një revistë me akses të hapur. Ajo është e përfshirë në Crossref dhe
Google Scholar.
Autorët duhet të dërgojnë artikujt e tyre në adresën e postës elektronike të revistës
[email protected] si dhe të ndjekin udhëzimet teknike për përgatitjen e tekstit dhe
citimit sipas stilit të Çikagos si dhe parimeve etike të botimit të punimeve shkencore. Në të
kundërt, artikulli nuk mund të pranohet nga redaksia e revistës Studime Historike.