Main Article Content
Abstrakti
Vitet 60 shënuan futjen e shkollës shqiptare në një periudhë të re, gjatë së cilës u iniciuan një tok ndryshimesh të njohura me emrin “Riorganizimi i sistemit arsimor”. Ato sollën pa dyshim transformimet më me peshë, pas atyre që ajo përjetoi me Reformën Arsimore të vitit 1946. Thelbi i tyre konsistonte në përsosjen e sistemit arsimor ekzistues mbi bazën e parimit të lidhjes të mësimit me punën në prodhim dhe sidomos, në vendosjen më të mirë të veprimtarisë së shkollës në funksion të kërkesave të partisë-shtet për zhvillimin socialist të ekonomisë dhe të kulturës. Periudha nga fillimi i vitit 1960 dhe deri në qershorin e vitit 1963, kur edhe përfundoi përgatitja e kuadrit të plotë ligjor, shërbeu si një fazë përgatitore për të kaluar më tej në zbatimin praktik të Reformës. Analiza e këtij procesi në fillimet e tij përbën edhe objektin e artikullit.