Main Article Content
Abstrakti
Artikulli ka në fokus përpjekjet për ndërtimin e një shteti funksional në Shqipërinë e pas pavarësisë, në një kontekst të pasigurt politik dhe ekonomik. Në qendër të analizës është ngritja e sistemit financiar kombëtar, fillesat e të cilit i gjejmë te projekti i Bankës Kombëtare Shqiptare, i konceptuar nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës si një hap drejt konsolidimit institucional dhe pavarësisë financiare. Megjithatë, marrëveshja koncesionare e vitit 1913 e ktheu këtë nismë në një mjet të kontrollit austro-italian, duke e lënë palën shqiptare në pozitë periferike. Gjatë Luftës së Parë Botërore, fragmentimi territorial dhe monetar e pengoi ndërtimin e një tregu financiar kombëtar dhe e shndërroi monedhën në instrument të dominimit politik. Një përjashtim i kufizuar ishin bonot e Korçës (1917), të mbikëqyrura nga autoritetet franceze, të cilat mbartnin funksion simbolik në afirmimin e identitetit shtetëror shqiptar. Duke u mbështetur në qasjet teorike të shtetformimit, varësisë strukturore dhe imperializmit strukturor, artikulli ndriçon tensionin mes projekteve të modernizimit dhe kufizimeve të vendosura nga arkitektura ndërkombëtare e pushtetit. Përmes analizës së dokumenteve arkivore dhe literaturës historike, artikulli argumenton se rasti shqiptar përfaqëson një shembull paradigmatik të sfidave të shtetformimit në periferinë globale, ku ndërtimi i institucioneve kombëtare varej nga balanca e Fuqive të Mëdha dhe konteksti gjeopolitik, rrjedhojë e Luftës së Parë Botërore.
Fjalëkyçet
Article Details
How to Cite
Share
References
- Charles Tilly, Coercion, Capital, and European States, AD 990-1990 (Cambridge, Mass.: Basil Blacwell, 1990), 84-91; Reflection on the History of the European State-Making, The Formation of National States in Western Europe, edited by Charles Tilly, First Edition (Princeton: Princeton University Press, 1975), 3-83.
- “Çështja e qeverimit të Shqipëris dhe çështja e bankës”, Përlindja e Shqipniës, Vlonë, 5 nëntor 1913. Fjala e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali, mbajtur në mitingun e Vlorës, 21 tetor 1913.
References
Charles Tilly, Coercion, Capital, and European States, AD 990-1990 (Cambridge, Mass.: Basil Blacwell, 1990), 84-91; Reflection on the History of the European State-Making, The Formation of National States in Western Europe, edited by Charles Tilly, First Edition (Princeton: Princeton University Press, 1975), 3-83.
“Çështja e qeverimit të Shqipëris dhe çështja e bankës”, Përlindja e Shqipniës, Vlonë, 5 nëntor 1913. Fjala e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali, mbajtur në mitingun e Vlorës, 21 tetor 1913.
