Main Article Content

Abstrakti

Artikulli ka në fokus përpjekjet e Princit Wilhelm von Wied për të riafirmuar legjitimitetin e tij mbi fronin shqiptar gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, në kontekstin e një boshllëku të theksuar politik, si në terren ashtu edhe në arkitekturën ndërkombëtare. Pas largimit nga  Shqipëria, Wied-i kërkoi rikthimin si sovran legjitim, ndërkohë që elitat shqiptare mbetën të ndara midis mbështetësve të tij dhe atyre që  promovonin alternativa të ndryshme politike. Roli i Fuqive të Mëdha, veçanërisht i Austro-Hungarisë, rezultoi vendimtar në përcaktimin e  fatit të tij dhe të mbështetjes që do t’i ofrohej nga elitat politike shqiptare. 
Në përpjekjet për rikthim, Wied-i ndoqi një strategji të shumanshme, duke u përqendruar fillimisht në mjete ushtarake dhe në vijim edhe në ato diplomatike e propagandistike. Megjithatë, Fuqitë e Boshtit nuk e panë rikthimin si një opsion realist. E fokusuar në kontrollin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, Austro-Hungaria e izoloi politikisht Wilhelm von Wied-in, kufizoi komunikimin me mbështetësit në Shqipëri dhe ndaloi këta të fundit të propagandonin në favor të tij. Në dallim Gjermania, nuk e pati Shqipërinë si prioritet strategjik dhe nuk ndërmori hapa konkretë për mbështetjen e Princit, duke i qëndruar 
besnike linjës së Vjenës.  
Artikulli arrin në përfundimin se mungesa e një autoriteti të konsoliduar në Shqipëri dhe ndryshimi i prioriteteve të Fuqive të Mëdha, shoqëruar me mungesën e mbështetjes ndërkombëtare, shpjegojnë dështimin e Princ Wied-it për të transformuar legjitimitetin formal në autoritet të ushtruar në praktikë. 

Fjalëkyçet

Wilhelm von Wied, World War I, Albania; Austria-Hungary, legitimacy, memoranda, support networks. Wilhelm von Wied, Lufta e Parë Botërore, Shqipëri, Austro-Hungari, legjitimitet, promemorie, rrjete mbështetëse.

Article Details

How to Cite
Dushku, Ledia. 2025. “FRONI I MUNGUAR: PËRPJEKJET E WILHEM VON WIED-IT PËR LEGJITIMITET NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE ”. Studime Historike, no. 1 (July). https://doi.org/10.61773/s1x7ga66.

How to Cite

Dushku, Ledia. 2025. “FRONI I MUNGUAR: PËRPJEKJET E WILHEM VON WIED-IT PËR LEGJITIMITET NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE ”. Studime Historike, no. 1 (July). https://doi.org/10.61773/s1x7ga66.

Share

References

  1. Ledia Dushku, “From Ottomans to Albanians: The First Balkan War and the Proclamation of Albanian Independence (October-November 1912)”, Istorija 20. Veka 1 (2024): 2-7.
  2. Nicola Guy, The Birth of Albania: Ethnic Nationalism, the Great Powers of World War I and the Emergence of Albanian Independence (London: I.B. Tauris & Co. Ltd, 2012), 72-86.
  3. Haus, Hof und Staatsarchiv Wien, Politisches Archiv, Albanien (më tej: HHSt.A.PA.A.), në Arkivin e Institutit të Historisë (më tej: AIH), Vj. 24-13-1335. Telegram i Sami Bej Vrionit drejtuar agjencisë së lajmeve “Stefan”, në të cilin transmeton deklaratën e Princ Wied-it drejtuar shqiptarëve nga Durrësi, Romë, 5 shtator 1914.
  4. Charles Tilly, Coercion, Capital, and European States, AD 990-1992 (Oxford: Basil Blackwell, 1992); Joel S. Migdal, Strong Societies and Weak States: State-Building in the Third World (Princeton: Princeton University Press, 1988).
  5. Sipas sociologut Michael Mann, kapaciteti infrastrukturor i shtetit nënkupton aftësinë e tij për të zbatuar vendime dhe për të ushtruar kontroll efektiv në të gjithë territorin, përmes një rrjeti administrativ, ligjor dhe ushtarak. Ai përbën fuqinë reale të shtetit për të ndërhyrë dhe për të organizuar jetën shoqërore në mënyrë të qëndrueshme dhe të centralizuar. Shih: Michael Mann, “The Autonomous Power of the State: Its Origins, Mechanisms and Results”, në Journal of Sociology/Archives Européennes de Sociologie, Vol. 25, No. 2, Tending the roots: nationalism and populism (1984): 185-213.
  6. Stephen D. Krasner, “Abiding Sovereignty”, International Political Science Review / Revue internationale de science politique, Vol. 22, No. 3, Transformation of International Relations: Between Change and Continuity. Transformations des relations internationales: entre rupture et continuité (July 2001): 229-251.
  7. Max Weber, Economy and Society: An Outline of Interpretive Sociology, ed. Guenther Roth and Claus Wittich (Berkeley, Los Angeles, London: University of California Press, 1978), 212-297.
  8. Termi “legjitimitet i fragmentuar” (fragmented legitimacy) i referohet një situate në të cilën komponentët kryesorë të legjitimitetit politik – tradicional, karizmatik dhe legalracional, sipas tipologjisë së Max Weber-it – janë të paqëndrueshëm, të paplotë ose kontradiktorë mes tyre. Në vend që këta komponentë të ndërveprojnë në mënyrë
  9. plotësuese për të konsoliduar autoritetin e sundimtarit, ata mbeten të ndarë ose të papërmbushur, duke çuar në mungesë kohezioni institucional dhe mbështetjeje shoqërore. Në rastin e Princ Wied-it, mungesa e një baze të qëndrueshme për secilin prej këtyre komponentëve ndikoi që pushteti i tij të mbetej i brishtë dhe i sfiduar, pa mundur të konsolidohej në mënyrë efektive në praktikë. Ky kuptim i legjitimitetit të fragmentuar është i krahasueshëm me raste të analizuara në literaturën e shkencave politike, ku shtete në tranzicion, ose me institucione të dobëta, prodhojnë forma të fragmentuara të legjitimitetit. Shih David Beetham, The Legitimation of Power (Basingstoke: Macmillan, 1991), 15-27; Tomonori Teraoka, “Fragmented Legitimacy: The Rhetorical Construction of Constitutional Legitimacy in Postwar Japan,” Japanese Journal of Political Science 21, nr. 2 (2020): 346-372. https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/23801883.2020.1855080
  10. *Pak kontribute mbi këtë temë, në Shqipëri janë realizuar nga prof. asoc. dr. Sali Kadria dhe prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi, punimet e të cilëve janë përfshirë në referencat bibliografike të këtij artikulli.
  11. Në lidhje me marrëdhëniet e Italisë me Esad Pashë Toptanin në fazën e parë të Luftës së Parë Botërore, shih: Archivio Storico e Diplomatico del Ministero degli Affari Esteri (më tej: ASDMAE), Serie Ordinario e di Gabinetto (1915-1918), Albania, Pacco
  12. 14, fasc. 390. Telegram i legatës italiane në Durrës për Ministrinë e Jashtme, Durrës, 12 dhjetor 1915; HHSt.A.PA.A., në AIH, Vj. 24-22-2255. Raport nga Durrësi drejtuar kontit Berchtold në Vjenë, 31 tetor 1914; Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) 486 (koleksion dokumentesh), Viti (më tej: V.) 1915, Dosja (më tej: D). 665, fleta (më tej: fl.) 227. Letër e Esad Pashës, kryetar i qeverisë drejtuar prefekturës së Beratit, Durrës, më 24 nëntor 1915; Ilir Ikonomi, Esad Pashë Toptani. Njeriu, lufta, pushteti (Tiranë: UET Press, 2016), 361363.
  13. HHSt.A.PA.A., në AIH, Vj. 26-6-634. Telegram i togerit von Zitkovski në Elbasan drejtuar Kryekomandës së ushtrisë austro-hungareze në Shkodër, Elbasan, 12 mars 1916.
  14. Po aty, Vj. 26-18-1850. Raport i komandës austro-hungareze në Elbasan për komandën e brigadës malore në Tiranë, Elbasan, më 9 mars 1916.
  15. Sali Kadria, Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924, ASA/Instituti i Historisë (Tiranë: Botimet albanologjike, 2020), 269.
  16. Joseph Swire, Albania – The Rise of a Kingdom (New York: Arno Press & New York
  17. Times, 1971), 261.
  18. HHSt.A.PA.A.), në AIH, Vj. 26-6-634. Telegram i togerit von Zitkovski në Elbasan drejtuar Kryekomandës së ushtrisë austro-hungareze në Shkodër, Elbasan, 12 mars 1916.
  19. Po aty, Vj. 26-18-1850. Raport i komandës austro-hungareze në Elbasan për komandën e brigadës malore në Tiranë, Elbasan, më 9 mars 1916.
  20. Po aty, Vj. 26-6-634. Telegram i togerit von Zitkovski në Elbasan drejtuar Kryekomandës së ushtrisë austro-hungareze në Shkodër, Elbasan, 12 mars 1916.
  21. Në lidhje me mekanizmat e përdorur nga autoritetet austro-hungareze të pushtimit, shih: Kadria, Nacionalizmi shqiptar, 272-273.
  22. Migdal, Strong Societies and Weak States, 3-10.
  23. David A. Lake, Hierarchy in International Relations (Ithaca and London: Cornell University Press, 2009), 53-54.
  24. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 28-33. Raport i A. Kral-it për ministrin e Punëve të Jashtme, Shkodër, 14 mars 1918. Shih edhe Lef Nosi, Dokumente historike për t’i shërbye historiës tonë kombëtare, Botim i dytë, përgatitja për botim dhe redaktimi shkencor nga Marenglen Verli dhe Ferit Duka, Instituti i Historisë (Tiranë: Nënë Tereza, 2007), 268-270.
  25. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 26-6-642. Kryekomanda austro-hungareze për ministrin e Punëve të Jashtme, Teshen, 17 shkurt 1916. Transmeton letrën e Basri Beut për komandën austro-hungareze në Prizren; po aty, Vj. 26-6-644. Legata austro-hungareze në Sofje për Ministrinë e Luftës, Sofje, 4 shkurt 1916.
  26. Po aty, Vj. 26-6-660. Informacion i atasheut ushtarak austro-hungarez në Sofje për Ministrinë e Punëve të Jashtme, 17 mars 1916, po aty, Vj. 26-6-685. Telegram i ministrit të Punëve të Jashtme Burian drejtuar kontit Turn, Vjenë, 17 prill 1916;
  27. Kadria, Nacionalizmi shqiptar, 268.
  28. AQSH, F. 13 (Faik Konica), D. 2, fl. 1-6. Promemorie e hartuar nga Faik Konica për të sjellë në krye të fronit mbretëror shqiptar një princ turk mysliman, Konstandinopël, 9 shkurt 1916. Për një trajtesë të detajuar të promemories, shih: Sali Kadria, “Çështja e Princit të Shqipërisë dhe kontributi i Austro-Hungarisë për rrjetin e komunikacionit në viset shqiptare gjatë viteve 1916-1918”, Kosova, no. 43 (2018): 97-104.
  29. Në lidhje me përplasjen mes diplomatëve dhe ushtarakëve austro-hungarezë për të ardhmen e Shqipërisë, shih: Marvin Benjamin Fried, Austro–Hungarian War Aims in the Balkans during World War I (Basingstoke, New York: Palgrave Macmillan, 2014); Ledia Dushku, “Shqiptarët përballë ushtarakëve dhe diplomatëve austro-hungarezë (1914-1916)”, Studime historike, nr. 3-4 (2016): 73-90; Paskal Milo, “Politikat austrohungareze ndaj Shqipërisë në vitet 1914-1918”, në Austro-Hungaria dhe Shqipëria (1916-1918), Aktet e konferencës shkencore, Tiranë, 26-27 janar 1918, redaktor shkencor Dorian Koçi, Marenglen Kasmi (Tiranë: Kristalina-KH, 2019), 25-39; Kurt Gostentschnigg, “Shtatmadhoria kundër Ballhausplatz-it: aneksim apo protektorat?”, në Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918, 71-78.
  30. AQSH, F. 13, D. 3, fl. 31-34. Letër e Faik Konicës drejtuar një personi të paidentifikuar, Baden, 25 prill 1916; po aty, fl. 45-46. Letër e Faik Konicës drejtuar një personi të paidentifikuar, Vjenë, 6 shtator 1916.
  31. Kadria, “Çështja e Princit të Shqipërisë”, 100.
  32. Refat Xh. Gurrazezi, Historia e Federatës “Vatra” (Tiranë: Globus R. 2006), 54.
  33. Wilhelm von Wied, Memorandum on Albania (1917), http://www.albanianhistory.net/1917_Wied/index.html (shikuar më 25 janar 2024).
  34. Po aty, Marenglen Kasmi, Wilhem Zu Wied dhe Shqipëria, mars-shtator 1914 (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2023), 59.
  35. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 27-6. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 14 korrik 1917. Po në të njëjtën shifër gjendet edhe letra që Wied-i i dërgon kushëririt të tij, Kajzerit gjerman, ku e informon mbi dërgimin e promemories dhe përmbajtjen e saj, Valdenburg, 24 korrik 1917; po aty, Vj. 27-14. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 9 dhjetor 1917.
  36. Po aty, Vj. 27-6. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 14 korrik 1917.
  37. Po aty, Vj. 27-6. Letra që Wied i dërgon kushëririt të tij, Kajzerit gjerman, ku e informon mbi dërgimin e promemories dhe përmbajtjen e saj, Valdenburg, 24 korrik 1917.
  38. Po aty, Vj. 27-14. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 9 dhjetor 1917.
  39. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 27-14. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 9 dhjetor 1917.
  40. Po aty, Vj. 27-6. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 14 korrik 1917.
  41. Kasmi, Wilhem Zu Wied, 58.
  42. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 27-14. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 9 dhjetor 1917.
  43. Po aty, Vj. 27-14. Promemorie e Wilhelm Wied-it për ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, 9 dhjetor 1917.
  44. Mann, “The Autonomous Power of the State”, 185-213.
  45. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 27-2-294. Njoftim i presidentit të Shoqërisë Shqiptare të Mynihut për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Mynih, tetor 1917; po aty, Vj. 28-3-318. Ekstrakt mbi veprimtarinë e Shoqërisë Shqiptare të Munihut, janar 1918.
  46. Po aty, Vj. 27-2-296. Raport i konsullit August Kral për ministrin e Punëve të Jashtme në Vjenë, Shkodër, 18 dhjetor 1917.
  47. Kasmi, Wilhem Zu Wied, 61.
  48. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 28-3-312. Raport i ambasadorit austro-hungarez në Gjermani për ministrin austro-hungarez të Punëve të Jashtme, Berlin, 18 shkurt 1918.
  49. Po aty, Vj. 28-3-316. Raport i ambasadorit austro-hungarez në Gjermani për ministrin austro-hungarez të Punëve të Jashtme, Berlin, 18 shkurt 1918; po aty, Vj. 28-3-312. Raport i ambasadorit austro-hungarez në Gjermani për ministrin austro-hungarez të
  50. Punëve të Jashtme, Berlin, 18 shkurt 1918.
  51. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 28-3-316. Raport i ambasadorit austro-hungarez në Gjermani për ministrin austro-hungarez të Punëve të Jashtme, Berlin, 18 shkurt 1918.
  52. Kasmi, Wilhem Zu Wied, 57.
  53. Po aty, 59.
  54. Po aty.
  55. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 24-20-2056. Telegram nga Vjena për konsullin Lövental në Durrës, Vjenë, 4 gusht 1913.
  56. Arben Puto, Shqipëria politike, 1912-1939 (Tiranë: Toena, 2009), 148-149.
  57. Gostentschnigg, “Shtatmadhoria kundër Ballhausplatz-it”, 74.
  58. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 28-5. Informacion nga Rappaport për konsullatën e përgjithshme austro-hungareze në Mynih, 5 shkurt 1918; po aty, Vj. 28-3-312. Informacion mbi takimet e Wied-it dhe të deleguarve të tij me personalitete të larta
  59. gjermane dhe austro-hungareze, Mynih, 18 shkurt 1918.
  60. Tamara Scheer, “Regjimet pushtuese austro-hungareze në Evropën Juglindore në Luftën e Parë Botërore dhe çështja shqiptare”, në Austro-Hungaria dhe Shqipëria 1916-1918, 44.
  61. Krasner, “Abiding Sovereignty”, 242.
  62. HHSt.A.PA.A. në AIH, Vj. 28-3-312. Raport i ambasadorit austro-hungarez në Gjermani për ministrin austro-hungarez të Punëve të Jashtme, Berlin, 18 shkurt 1918.
  63. Kasmi, Wilhem Zu Wied, 56-57.
  64. Po aty, 60.

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>