Main Article Content

Abstrakti

Artikulli “Trajektorja e një kulti: Enver Hoxha dhe sendërtimi i udhëheqësit stalinist (1944-1948)” shqyrton procesin e ngjizjes dhe konsolidimit të kultit të individit rreth Enver Hoxhës në vitet e para të regjimit komunist shqiptar. Duke u mbështetur në burime arkivore, dëshmi të bashkëkohësve dhe dokumente të brendshme partiake, studimi heton mënyrën se si një figurë pa përvojë të gjatë revolucionare dhe me kontakte të kufizuara me lëvizjen bolshevike arriti të ngjitej në krye të Partisë Komuniste të Shqipërisë (PKSH) dhe, më pas, të shndërrohej në qendër të legjitimitetit të pushtetit totalitar.


 


Analiza ndalet në tri faza të këtij procesi: ngjitja e Hoxhës në udhëheqje përmes një zinxhiri rastësish të favorshme dhe aftësisë për të menaxhuar konfliktet fraksioniste; transformimi i figurës së tij nga “komandant popullor” në “udhëheqës partie” gjatë viteve të Luftës Nacionalçlirimtare dhe menjëherë pas saj; dhe, së fundi, konsolidimi i autoritetit të tij absolut në periudhën 1946-1948, përmes ndërthurjes së propagandës, kontrollit politik dhe instrumentalizimit të krizave ndërpartiake e ndërkombëtare. Në këtë kuadër, artikulli analizon edhe rolin e bashkëpunëtorëve si Miladin Popović-i, Nako Spiru e Koçi Xoxe, për të kuptuar mekanizmat e përplasjes dhe të përvetësimit të pushtetit. Studimi argumenton se kulti i Hoxhës nuk ishte një produkt spontan i adhurimit popullor, por një konstrukt politik i përpunuar, që ndërthuri elemente të traditës autoritariste shqiptare me modelet staliniste të legjitimimit. Përmes këtij procesi, Hoxha jo vetëm siguroi mbijetesën e tij politike, por vendosi edhe themelet ideologjike dhe institucionale të totalitarizmit shqiptar në dekadat që pasuan.

Fjalëkyçet

Kulti i individit, Enver Hoxha, totalitarizëm, Partia Komuniste e Shqipërisë, propagandë.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2026. “TRAJEKTORJA E NJË KULTI: ENVER HOXHA DHE SENDËRTIMI I UDHËHEQËSIT STALINIST (1944-1948)”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/b8qpn629.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2026. “TRAJEKTORJA E NJË KULTI: ENVER HOXHA DHE SENDËRTIMI I UDHËHEQËSIT STALINIST (1944-1948)”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/b8qpn629.

Share

References

  1. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) 14/Arkivi i Partisë (AP)-Organet Udhëheqëse (OU), Viti (më tej: V.) 1985, Dosja (më tej: D. 1). Mbledhje e Plenumit të KQ të PPSH-së, 9 prill 1985, ora 22:00.
  2. Dy studime, të cilat i janë dedikuar biografisë së Enver Hoxhës janë: Blendi Fevziu, Enver Hoxha, e para biografi bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën (Tiranë: UETPress & Klan, 2011); Vasfi Baruti, Enver Hoxha, gjysma tjetër e hënës (Tiranë: ISKK, 2007). Të dyja biografitë synojnë rikonstruktimin e kultit të ndërtuar rreth Enver Hoxhës dhe rishkrimin e një historie më objektive.

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>