Main Article Content

Abstrakti

Përqasja e shteteve ndaj çështjes së minoriteteve ndryshoi pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ende pa mbaruar lufta në bisedimet për përgatitjen e projektit të Kartës së OKB, të zhvilluara në Dumbarton Oaks (gusht-tetor 1944), mbizotëroi pikëpamja se sistemi i mbrojtjes së minoriteteve i krijuar nga Lidhja e Kombeve kishte shumë pika të dobëta dhe duhet të ndryshohej në mënyrë radikale. Në marrëveshjet, apo konferencat e mëvonshme mes tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës, çështja e mbrojtjes së minoriteteve nuk u mor në shqyrtim. Në Konferencën e Potsdamit (korrik-gusht 1945), u fol vetëm për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe për vendosjen e një demokracie të zhvilluar në botën e pasluftës. Mirëpo, ndarja e botës në dy blloqe kundërshtare si pasojë e Luftës së Ftohtë, rezultoi dhe në përqasje të reja ndaj çështjes së minoriteteve. Doktrina politike e liberalizmit civil u vu përballë doktrinës marksiste të internacionalizmit proletar.

Article Details

How to Cite
Boçi, Sonila. 2025. “POLITIKA E SHTETIT KOMUNIST SHQIPTAR NDAJ MINORITETEVE NË SHQIPËRI (1944-1948)”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/xzwyrv92.

How to Cite

Boçi, Sonila. 2025. “POLITIKA E SHTETIT KOMUNIST SHQIPTAR NDAJ MINORITETEVE NË SHQIPËRI (1944-1948)”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/xzwyrv92.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>