Main Article Content
Abstrakti
Historia e organizimit të rezistencës në minoritetin grek është trajtuar në mënyrë periferike nga studiuesit shqiptarë dhe gjithmonë në funksion të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Ndërsa, historianët grekë janë më aktivë në trajtimin e kësaj çështjeje. Disa prej tyre, të ndikuar edhe nga politika, e kanë konsideruar shtetin shqiptar si pjesë të Boshtit nazifashist dhe kanë mohuar rezistencën e popullit shqiptar në Shqipëri, duke i etiketuar të gjithë shqiptarët si bashkëpunëtorë të pushtuesve. Këta studiues përpiqen të argumentojnë se në të vërtetë në Shqipërinë e Jugut ka qenë zhvilluar vetëm “rezistenca e vorio-epirotëve” ndaj pushtuesve italianë e gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë dhe jo “rezistenca shqiptare”. Autorët grekë arrijnë në këtë “përfundim” edhe për shkak të konceptit të gabuar të tyre për shtrirjen dhe numrin e minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë që ka të tjerë historianë grekë, pranojnë përfshirjen e minoritetit grek në krah të rezistencës antifashiste shqiptare.
