Main Article Content
Abstrakti
Në kuadrin e një sërë aktivitetesh të larmishme që u organizuan nga institucione të ndryshme me rastin e 95-vjetorit jubilar të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në datën 27 nëntor 2007 në hotel “Tirana International” u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare me titull “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX” nën kujdesin e kryeministrit prof. dr. Sali Berisha. Zhvillimi i këtij aktiviteti ishte rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm midis Departamentit të Historisë së Shqipërisë, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe Institutit të Historisë, Tiranë. Në këtë konferencë pati një pjesëmarrje të gjerë nga përfaqësues të enteve shtetërore, diplomatë të huaj, përfaqësues të klerit, studiues të ndryshëm të shkencave humane, gazetarë të masmedias së shkruar dhe asaj vizive, si edhe studentë të degës së historisë.