Main Article Content

Abstrakti

Në zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro maqedonase në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në vitet e para të shek. XX një moment të veçantë përfaqëson krijimi i shoqërive, lidhjeve dhe bashkimeve të përbashkëta. Situata politike në Perandorinë Osmane, kushtet e padurueshme të jetesës si dhe pakënaqësia mbarëpopullore e cila rritej vazhdimisht, e rriste më tepër dëshirën e shqiptarëve dhe maqedonasve për një çlirim sa më të shpejtë. Nga ana tjetër, afërsia midis dy popujve e kushtëzuar nga pozita gjeografike, në mënyrë të pashmangshme çonte në bashkëpunim për realizimin e qëllimit, fitimit të lirisë. Në këtë drejtim punonin shumë patriotë shqiptarë dhe maqedonas në mes të cilëve për aktivitet të veçantë u shquan Stojan Vezenkov-i, Isaja Mazhovski etj.

Article Details

How to Cite
Todorosvka, Katerina. 2025. “‘LIDHJA REVOLUCIONARE SHQIPTARO-MAQEDONASE’ DHE ORGANIZATA TË TJERA SHQIPTARO-MAQEDONASE NË SHEK. XIX DHE NË FILLIM TË SHEK. XX”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/zep17k38.

Share