Main Article Content
Abstrakti
Ky artikull analizon fenomenin e vrasjeve në kufi gjatë periudhës maj-dhjetor 1990, si një nga format më të dokumentuara të dhunës shtetërore në fundin e regjimit totalitar në Shqipëri. Edhe pse në aspektin sasior ato përbëjnë një pjesë të vogël të krimeve shtetërore gjatë viteve 1945-1990, këto ngjarje dëshmojnë vazhdimësinë e mekanizmave represivë të shtetit deri në prag të rrëzimit të tij. Nëpërmjet qasjes mikrohistorike, studimi synon të zbardhë kontradiktat midis legjislacionit dhe praktikës në vitin 1990, duke mbrojtur tezën se, në rastin e vrasjeve në kufi – të kryera në shkelje të ligjit – motivi ideologjik mbizotëroi mbi atë ligjor. Ky rast studimor rrëzon retorikën zyrtare të kohës për reforma demokratizuese. Krahasimi me praktikat e vendeve të tjera ish-komuniste ndihmon të evidentohen veçoritë e modelit shqiptar, i cili shfaqet më brutal dhe më i vonuar në raport me proceset e liberalizimit në Europën Lindore. Analiza e qëndrimit të Partisë së Punës të Shqipërisë (PPSH), institucioneve, njësive kufitare dhe komuniteteve lokale ndihmon të kuptohet se si frika, ideologjia dhe izolimi prodhuan një sistem shtypës ndaj të drejtave të njeriut, një shoqëri të bazuar në kodin e heshtjes dhe një post-tranzicion që dështoi të realizonte drejtësinë tranzitore.
Fjalëkyçet
Article Details
How to Cite
Share
References
- Komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MBP) nr. 292, e datës 13 dhjetor 1990, raportoi se “më datë 12.12.1990 gjashtë persona nga fshati Alikaj dhe një ushtar i repartit 991 tentuan të kalonin kufirin në postën kufitare Çiflik. Hapën zjarr dhe u plagos ushtari G. Zeneli. U vranë 3 shkelës, u kapën 2, kurse 2 u kthyen në thellësi. Kufomat iu kthyen familjeve." Njoftimi përmban ndryshime thelbësore në krahasim me të dhënat e hetimit të mëvonshëm (ishin katër të vrarë, asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur dhe se kufitari i plagosur, i cili vdiq më vonë, rezultoi i qëlluar aksidentalisht nga kolegët). Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990 (Tiranë: ISKK, 2015), 135.
- Më 20.12.1990 forcat e repartit nr. 299 të postës kufitare të Rrushkullit (Shkodër) ekzekutuan anëtarët e familjes Palma (Pal Palma, bashkëshorten e tij Zade Palma, vajzën 9-vjeçare Liljana Palma), si dhe të afërmin e tyre, Ernest Darragjati. Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist, VI (Tiranë: ISKK, 2015), 183.
References
Komunikata ditore e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MBP) nr. 292, e datës 13 dhjetor 1990, raportoi se “më datë 12.12.1990 gjashtë persona nga fshati Alikaj dhe një ushtar i repartit 991 tentuan të kalonin kufirin në postën kufitare Çiflik. Hapën zjarr dhe u plagos ushtari G. Zeneli. U vranë 3 shkelës, u kapën 2, kurse 2 u kthyen në thellësi. Kufomat iu kthyen familjeve." Njoftimi përmban ndryshime thelbësore në krahasim me të dhënat e hetimit të mëvonshëm (ishin katër të vrarë, asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur dhe se kufitari i plagosur, i cili vdiq më vonë, rezultoi i qëlluar aksidentalisht nga kolegët). Kastriot Dervishi, Vrasjet në kufi në vitin 1990 (Tiranë: ISKK, 2015), 135.
Më 20.12.1990 forcat e repartit nr. 299 të postës kufitare të Rrushkullit (Shkodër) ekzekutuan anëtarët e familjes Palma (Pal Palma, bashkëshorten e tij Zade Palma, vajzën 9-vjeçare Liljana Palma), si dhe të afërmin e tyre, Ernest Darragjati. Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist, VI (Tiranë: ISKK, 2015), 183.
