Main Article Content
Abstrakti
Në dhjetor ’90 kur mori jetë sistemi i ri politik, shoqëria shqiptare
trashëgonte memorie gjysmake dhe të deformuar ndaj Pavarësisë dhe
etërve themelues. Rreth gjysma e firmëtarëve dhe kontribuuesve të
Pavarësisë ishin konsideruar përgjatë katër dekadave si armiq dhe
kundërshtarë të regjimit, emri dhe kontributi i tyre ishin retushuar dhe
censuruar, miti i PPSH-së dhe komunizmit ishte shumë më i madh sesa
piedestali i Pavarësisë. Gjatë një anketimi1 të bërë disa vite më parë rreth
kësaj periudhe, përqindja e atyre që besonin se E.Hoxha ka rol në
Pavarësinë e vitit 1912 ishte shumë më i madh sesa konfirmimi për
themeluesit e vërtetë, - një tregues i nivelit të lartë të dezinformimit,
manipulimit dhe propagandës me të cilën më shumë se dy breza ishin
formuar.
