Main Article Content

Abstrakti

Në Muzeun Historik Kombëtar më 4.12.2006, u organizua një sesioni shkencor kushtuar Pjetër Budit me rastin e 440-vjetorit të lindjes së tij. Në këtë veprimtari shkencore ku morën pjesë historianë, gjuhëtarë, specialistë të artit e të kulturës si dhe të ftuar nga institucionet shkencore të vendit referuan akademik Rexhep Ismajli, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Shaban Demiraj, prof. dr. Kolec Topalli,prof. dr. Floresha Dado, prof. dr. Seit Mancaku, prof. dr. Valter Shtylla, Zimo Krutaj si dhe studiuesi i njohur i Budit, Behar Gjoka.


Nga Instituti i Historisë në këtë sesion shkencor mori pjesë prof. dr. Muharrem Dezhgiu me kumtesën “Pjetër Budi dhe vendlindja e tij”. Ai trajtoi aspekte të ndikimit të traditave kulturore të Gurit të Bardhë, vendlindjes së Budit, në veprimtarinë fetare, kulturore e kombëtare të tij. Sipas prof. M. Dezhgiut, megjithëse Pjetër Budi ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij dhe kjo konstatohet në veprën e tij gjuhësore e letrare, ai mbeti mbështetës i projektit të tij për një lëvizje çlirimtare me shtrirje të gjerë që shkonte nga Kelmendi në Mat, Krujë, Çermenikë, nga fusha e Shkodrës në Ishëm, Durrës, Ndroq, Elbasan. Pra, Budi ishte promotor i bashkimit kombëtar në luftën e shqiptarëve për çlirim. Ky rol që luajti Budi me veprën atdhetare dhe rrethanat e dyshimta të vdekjes së tij, vlerësoi prof. M. Dezhgiu, përjetësuan Pjetër Budin si një dëshmor të luftës çlirimtare të popullit shqiptar në shek. XVII.
Rreth kumtesave u bënë diskutime me interes si, për të theksuar aspekte të veçanta të këtyre trajtesave, ashtu dhe për nevojën e thellimit të studimeve për veprën e Pjetër Budit dhe kohën e tij.

Article Details

How to Cite
“PJESËMARRJA E STUDIUESVE TË INSTITUTIT TË HISTORISË-TIRANË NË VEPRIMTARI TË NDRYSHME PJETËR BUDI NË 440-VJETORIN E LINDJES Tiranë, 4 Dhjetor 2006”. 2023. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/100.

How to Cite

“PJESËMARRJA E STUDIUESVE TË INSTITUTIT TË HISTORISË-TIRANË NË VEPRIMTARI TË NDRYSHME PJETËR BUDI NË 440-VJETORIN E LINDJES Tiranë, 4 Dhjetor 2006”. 2023. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/100.

Share