Main Article Content

Abstrakti

Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, veçanërisht pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve u zhvilluan dhe u konsoliduan me shpejtësi brenda pak vjetëve. Megjithatë, agresioni italian ndaj Shqipërisë, në prill të vitit 1939 i dobësoi në mënyrë të dukshme lidhjet dypalëshe në nivel konsullor, ndërsa vijimi i Luftës së Dytë Botërore i ndërpreu ato de facto.


 


Vetëm në mars të vitit 1948 u rivendosën marrëdhëniet diplomatike në nivel legate, dhe kjo ndodhi vetëm pas vendosjes së pushtetit komunist në Bukuresht. Megjithatë, marrëdhëniet dypalëshe mbetën periferike dhe të zbrazëta në përmbajtje. Enver Hoxha ushqente një ndjenjë mospëlqimi ndaj Mbretit Mihai, i cili ishte dekoruar nga Stalini me urdhrin sovjetik “Pobeda”, si dhe ndaj komunistëve rumunë të udhëhequr nga Gheorghe Gheorghiu-Dej.


 


Marrëdhëniet rumuno-shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore u bënë jo vetëm periferike, por edhe më pak koherente në vizione dhe strategji, duke lënë pas dore trashëgiminë e tyre historike me vlerë. Shqipëria ishte shteti i fundit komunist europian me të cilin Rumania rivendosi marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1948, si dhe regjimi i fundit komunist në Europë me të cilin Rumania ngriti nivelin e përfaqësimit në atë të ambasadës në vitin 1950.


 Në këtë artikull trajtohen disa aspekte të mënyrës se si propaganda komuniste rumune e paraqiste Shqipërinë, Enver Hoxhën dhe shqiptarët. Elementet themelore të këtij pasqyrimi gjenden në organin zyrtar të shtypit komunist rumun “Scânteia”, në fillimet e regjimit totalitar, gjatë gjysmës së dytë të viteve 1940.

Fjalëkyçet

Rumani, Shqipëri, propagandë rumune, komunizëm, Enver Hoxha, Gheorghe Gheorghiu-Dej.

Article Details

How to Cite
Anghel, Florin. 2026. “ENVER HOXHA DHE SHQIPËRIA NË PROPAGANDËN E GAZETAVE RUMUNE NË FILLIMET E KOMUNIZMIT (1945-1948)”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/ds1wwk65.

How to Cite

Anghel, Florin. 2026. “ENVER HOXHA DHE SHQIPËRIA NË PROPAGANDËN E GAZETAVE RUMUNE NË FILLIMET E KOMUNIZMIT (1945-1948)”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/ds1wwk65.

Share

References

  1. Vladimir Tismăneanu, Stalinism for All Seasons. A Political History of Romanian Communism (Berkeley: University of California Press, 2003).
  2. “Tratat de înțelegere, colaborare și bună vecinătate între România și Republica Albania”, București, May 11, 1994, Monitorul Oficial, no. 318, November 16, 1994, në https://www.monitoruljuridic.ro/act/tratat-din-11-mai-1994-de-intelegere-colaborare-si-buna-vecinatate-intre-romania-si-republica-albania-emitent-parlamentul-publicat-n-34052.html (shikuar më 07.09. 2022).