Main Article Content

Abstrakti

Bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian dhe ShBA, kanë humbur rastin që të vinin në rendin e ditës problemin e Kosovës, kur ishte pjekur koha për një gjë të tillë. Në konferencat kushtuar Jugosllavisë, që filluan në Hagë në vitin 1991 dhe mbaruan në Deiton, ky problem u kthye sërish. Bashkësia ndërkombëtare shihte si të vendosur një herë e përgjithmonë faktin që Jugosllavia, sipas Kushtetutës Federale në fuqi të vitit 1974, përbëhej jo nga shtatë, por nga tetë njësi kushtetuese. Dy provincat autonome, Kosova dhe Vojvodina, në fakt i viheshin të shtatë republikave si të barabarta. Edhe ato kishin të drejtë vetoje për legjislacionin dhe gëzonin të drejtën e rotacionit në postin e presidentit të shtetit jugosllav dhe të kryetarit të partisë në rrafshin federativ. Në vitin 1991, Komisioni i Arbitrazhit i Bashkësisë Evropiane për sqarimin e pasardhjes shtetërore në Jugosllavi, nën kryesinë e Robert Badinter, nuk i njohu provincat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës si pjesë sovrane të Federatës. Rrjedhimisht, nuk u njohu atyre të drejtën për të formuar një shtet të tyre. Ky nuk ishte një gabim i ekspertizës juridike. Komisioni, që në fillim, kishte vetëm detyrën që të verifikonte e të kontrollonte marrëdhëniet në Jugosllavi.

Article Details

How to Cite
Reuter, Jens. 2025. “POLITIKA E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NË KOSOVË NË VITET NËNTËDHJETË”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/5j9ap341.

How to Cite

Reuter, Jens. 2025. “POLITIKA E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE NË KOSOVË NË VITET NËNTËDHJETË”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/5j9ap341.

Share