Main Article Content
Abstrakti
Akademik Ali Hadri bën pjesë në plejadën e historianëve shqiptarë të Kosovës, të cilët patën si objekt studimi një tematikë të gjerë të historisë së popullit shqiptar.
Ai ka meritën se problemet historiografike i shikon si një proces unik në të gjithë veprimtarinë e punës së historianit. Për akademik Ali Hadrin, në rolin e studiuesit të historisë, ka peshën e vet si monografia, ashtu dhe artikulli shkencor, si kritika shkencore, ashtu edhe teksti mësimor. Në pasurinë historiografike të këtij studiuesi janë të pranishme pothuajse të gjitha zërat e veprimtarisë shkencore. Mbi 100 zëra të tillë të veprimtarisë prodhuese shkencore të Ali Hadrit janë pasqyruar në manualet bibliografike të punimeve historike, të publikuara në Kosovë.
Article Details
How to Cite
Dezhgiu, Muharrem. 2023. “PROBLEME HISTORIOGRAFIKE NË VEPRËN E ALI HADRIT PËR LUFTËN E DYTË BOTËRORE NË SHQIPËRI”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/93.