Main Article Content
Abstrakti
Ngjarjet e mëdha dhe të vrullshme historike që kulmuan me themelimin e shtetit të pavarur shqiptar kanë ngërthyer mundin dhe përpjekjet e mijëra atdhetarëve shqiptarë. Jeta dhe vepra e tyre u bë mishi dhe gjaku i këtij shteti në të gjitha peripecitë dhe rrethanat, që iu deshën të kalonte më pas, për t’u forcuar dhe për të kryer funksionet e tij, si shtet kombëtar. Midis atyre atdhetarëve që vepruan vendosmërisht në mbrojtje të shtetit shqiptar, që në themelim dhe tri dekada radhazi më pas, ishte dhe Hysni Shuaip Toska.
Edhe pse më tepër se tri dekada ka qenë pjesëmarrës aktiv në ngjarjet historike të kohës së tij, historiografia ende nuk e ka bërë vlerësimin e veprimtarisë së kësaj figure. Përkundrazi historiografia komuniste u përpoq për ta njollosur e denigruar figurën e tij. Ndaj, me anë të kësaj trajtese të shkurtër, synojmë të hedhim dritë në veprimtarinë e këtij shqiptari atdhetar, në shërbim të vendit të tij, si shërbestar i shtetit shqiptar.
