Main Article Content

Abstrakti

Vepra “Historia e Popullit Shqiptar (1939-1990)”, vëll. IV, është
përgatitur nga një grup autorësh, të cilët janë përfshirë në një projekt të tillë
shkencor prej 10 vjetësh.
Redaktimin shkencor të këtij vëllimi e ka bërë prof. dr. Xhelal Gjeçovi,
historian i njohur që ka studiuar problemet historike që lidhen me zhvillimin e
Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.
Përgatitja dhe botimi i një teksti të tillë akademik është bërë me kohë i
domosdoshëm për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Domosdoshmëria e këtij
botimi ka arsyet e veta që lidhen me transformimet e tranzicionit të vendit drejt
demokracisë, të cilat kërkojnë një proces ridimensionimi të historiografisë
shqiptare, si rezultat i zbatimit të metodave të përparuara shkencore që
mënjanojnë politizimet dhe ideologjizimet e historisë.
Koha prej afro një çerek shekulli, që ka kaluar nga botimi i mëparshëm i
tekstit akademik, e bën të nevojshëm këtë botim të ri, për të pasqyruar në të, të
gjitha arritjet e fundit, më të reja, të historiografisë.
Një arsye më tepër për domosdoshmërinë e këtij botimi përbën kërkesa
për trajtimin tërësor të historisë së shqiptarëve, jo vetëm brenda kufijve politikë
të Shqipërisë, por edhe në trevat e tyre etnike dhe në diasporë.
Me dëshirën dhe motivimin e realizimit të këtyre kërkesave themelore,
grupi i autorëve e ka kaluar në shtyp këtë vëllim. Siç thuhet dhe në parathënien
e tij, për të kanë punuar specialistë të fushave përkatëse, të cilët punojnë në
institucione shkencore e mësimore të vendit dhe nga Kosova.

Article Details

How to Cite
Dezhgiu, Muharrem. 2023. “MBI VËLLIMIN E PËRGATITUR PËR BOTIM “HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR (1939-1990)”, VËLL. IV, Shtëpia Botuese ‘Toena’, Tiranë 2008, 455 F”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/204.

How to Cite

Dezhgiu, Muharrem. 2023. “MBI VËLLIMIN E PËRGATITUR PËR BOTIM “HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR (1939-1990)”, VËLL. IV, Shtëpia Botuese ‘Toena’, Tiranë 2008, 455 F”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/204.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 > >>