Main Article Content

Abstrakti

Studimi i epokёs sё Sigurimit tё Shtetit nё Shqipёri pёrgjatё epokёs komuniste, edhe pas mё shumё se 30 vjetëve tranzicion qё po kalon vendi ynё, mbart ende recidiva tё mёdha. Strukturat e sigurisё nё çdo vend tё botёs kanё pasur pёrherё vёmendjen e studiuesve, analistёve dhe asaj pjese tё interesuar tё opinionit publik. Nё vendin tonё, studimi i Sigurimit tё Shtetit dhe i angazhimit të kësaj strukture famёkeqe nё jetёgjatёsinё e sistemit komunist nё Shqipёri ka një rёndёsi tё veçantё. Artikulli qё po paraqesim synon tё analizojё mёnyrёn se si lidershipi mё i lartё komunist nё Shqipёri pёrdori strukturat e Sigurimit tё Shtetit për tё goditur kundërshtarët e tij brenda vetë sistemit. Lufta brenda llojit nё Partinё Komuniste Shqiptare (pas vitit 1948, Partia e Punёs e Shqipёrisё) nuk ndryshonte shumё nga ajo që zhvillohej në vendet e tjera anёtare tё Kampit Socialist. Megjithatë, nё vendin tonё, zvetёnimi dhe deformimi i gjithçkaje qё kishte tё bёnte me "t'i bёsh qejfin" udhёheqjes dhe me pёrfitimin e favoreve nuk njihte asnjё kufi. Duke analizuar luftën brenda llojit në sistemin komunist nё Shqipёri dhe angazhimin e strukturave tё Sigurimit, arrijmё tё kuptojmё dallimin e thellë ndёrmjet ndёrgjegjes dhe djallёzisё, moralit dhe poshtёrsisё – një luftë që u shndërrua nё doktrinё. Artikulli bazohet kryesisht nё dokumente arkivore autentike, fryt i njё pune tё gjatё nё arkivat e shtetit shqiptar, si edhe nё literaturën mё të pёrzgjedhur kombёtare dhe ndёrkombёtare. Kjo literaturë mbështetet nё njё metodologji analitike tё hollësishme për shqyrtimin e ngjarjeve kryesore qё shënuan jetёgjatёsinё e 45 vjetëve të një pushtetit politik tё paskrupullt.

Fjalëkyçet

Shqipёri, Sigurimi i Shtetit, goditje, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Koçi Xoxe, eliminime.

Article Details

How to Cite
Boriçi, Gjon. 2026. “ DIMENSIONI I LUFTËS BRENDA LLOJIT DUKE PËRDORUR SIGURIMIN E SHTETIT GJATË REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI (1947 – 1953) ”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/b8mwx473.

How to Cite

Boriçi, Gjon. 2026. “ DIMENSIONI I LUFTËS BRENDA LLOJIT DUKE PËRDORUR SIGURIMIN E SHTETIT GJATË REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI (1947 – 1953) ”. Studime Historike, no. 2 (February). https://doi.org/10.61773/b8mwx473.

Share

References

  1. Jay Bergman, Meeting the demands of reason; the life and thought of Andrei Sakharov (New York: Cornell University Press, 2009), 308.
  2.  Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti [Komiteti pёr Sigurinё Shtetёrore], i njohur si KGB, mori këtë emër nё vitin 1954 dhe u krijua si vijimёsi e Cheka-s (VCHEKA - Komisioni i Jashtёzakonshёm i tё gjitha Rusive pёr Luftёn Kundёr Kundёrrevolucionit dhe Sabotazhit), i themeluar mё 1917.

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>