Main Article Content

Abstrakti

Pjesa e tretё e artikullit studimor mbi çёshtjet ekonomiko-politike ndёrmjet Shqipёrisё dhe Jugosllavisё, pёrqendrohet mё sё shumti tek elementёt e krizёs nё marrёdhёniet ndёrmjet dy vendeve. Pёr shumё kohё ёshtё folur e shkruar se shkaku i vёrtetё i acarimit shqiptaro-jugosllav ёshtё ai ideologjik, por mendoj se ishte thellёsisht ekonomik pas acarimit sovjeto-jugosllav pёr të njёjtat arsye. Rrёnjёt e kёsaj krize filluan me acarimin Tito-Stalin qё nё fund të vitit 1947, duke u thelluar gjithnjё e mё shumё nё tre muajt e parё tё vitit 1948. Presidenti i Jugosllavisё, Tito, nuk dёshironte mё qё Bashkimi Sovjetik tё kishte njё pozitё tё privilegjuar ekonomike dhe rrjedhimisht politike nё vendin e tij duke rritur nё kulm pёrplasjet ndёrmjet dy vendeve. Duke qenё se lideri sovjetik Stalin nuk dёshironte tё shihej nё sytё e botёs si njё kapitalist i fshehtё dhe pёr tё ruajtur staturёn e tij prej marksist-leninisti puritan, e akuzoi hapur nё emёr tё Informbyrosё Titon dhe Partinë Komuniste Jugosllave (PKJ) si thelbёsisht antimarksiste dhe antisocialiste duke i etiketuar si tradhtarё. Duke marrё shkas nga fjalёt e rёnda tё Stalinit ndaj Titos dhe Jugosllavisё dhe duke qenё i ndёrgjegjshёm pёr situatёn e rёndё tё varёsisё ekonomike qё kishte Shqipёria ndaj Jugosllavisё, edhe Enver Hoxha nuk hezitoi për asnjë moment qё tё rreshtohej pa asnjё mёdyshje nё krah tё Bashkimit Sovjetik, duke iu bashkuar "korit" tё vendeve komuniste qё e etiketuan si tradhtare PKJ-nё. Edhe kjo pjesё e studimit ёshtё mbёshtetur nё dokumente të shumta arkivore, ku jo pak prej tyre prezantohen pёr herё tё parё, si dhe nё literaturёn bashkёkohore ndёrkombёtare. Metodologjia e pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitike-krahasuese pёr tё hedhur dritё nё njёrёn prej periudhave mё thelbёsore tё fillimit të konsolidimit të regjimit komunist nё Shqipёri.

Fjalëkyçet

Shqipёri, Jugosllavi, Stalin, acarim, ekonomi, borxhe.

Article Details

How to Cite
Boriçi, Gjon. 2025. “Një vështrim Në Terma Politiko-Ekonomikë ndërmjet Shqipërisë Dhe Jugosllavisë Në periudhën 1945-1949 (Pjesa E tretë, Prill-Shtator 1948) : . Vijon Nga Numri I Kaluar 2023 2 ”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/2wf3ay44.

How to Cite

Boriçi, Gjon. 2025. “Një vështrim Në Terma Politiko-Ekonomikë ndërmjet Shqipërisë Dhe Jugosllavisë Në periudhën 1945-1949 (Pjesa E tretë, Prill-Shtator 1948) : . Vijon Nga Numri I Kaluar 2023 2 ”. Studime Historike, no. 2 (January). https://doi.org/10.61773/2wf3ay44.

Share

References

  1. 1 Hilde Katrine Haug, Creating a Socialist Yugoslavia; Tito, communist leadership and the national question (New York: I.B. Tauris, 2012), 125.
  2. 2 Po aty.
  3. 3 Vladimir Unkovski-Korica, The economic struggle for power in Tito's Yugoslavia; From World War II to Non-Alignment (London: I.B. Tauris, 2016), 44.
  4. 4 Po aty, 45.
  5. 5 Ana Lalaj, "Shqipёria nё vitet '40 – fqinjësi e vёshtirё”, nё konferencёn shkencore Shqipёria nё kuadrin e sfidave globale tё sigurisё, 29 prill 2011, Tiranё: UFO University Press, 2011, 2-3; shih edhe Gjon Boriçi, Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё Luftёn e Ftohtё (1956-1978), bot. II (Tiranё: GEER, 2022), 24.
  6. 6 Unkovski-Korica, The economic struggle, 57.
  7. 7 Po aty, 58.
  8. 8 Ian D. Armour, A history of Eastern Europe 1918 to the present; Modernisation, Ideology and Nationality (London: Bloomsbury Academic, 2021), 209.
  9. 9 Po aty, 210.
  10. 10Po aty.
  11. 11 Unkovski-Korica, The economic struggle, 72-73. "Brenda disa ditёsh nga rezoluta e Kominform-it, Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Europёs Lindore ndёrprenё traktatet tregtare me Jugosllavinё dhe u vendos nё total njё bllokadё ekonomike nё fund tё vitit 1948. Mosdёrgimi i materialeve, planeve dhe paisjeve nga Ҫekosllovakia, Hungaria, Polonia dhe Hungaria i kushtoi Jugosllavisё 2 miliardë dinarё, vlerё e cila reduktoi nё maksimum dёrgimin dhe shkёmbimin e mallrave ndёrmjet Jugosllavisё dhe BS pёr vitin 1949".
  12.  Shih më gjerёsisht pjesёn e dytё tё studimit nё “Studime historike”, 2/2023.
  13. 12 Arkivi Qendror Shtetëror i Republikёs sё Shqipёrisё (mё tej: AQSH), Fondi (mё tej: F.) 14/Organet Udhёheqёse (mё tej: OU), Viti (mё tej: V.) 1948, Dosja (mё tej: D.) 74, fleta (mё tej: fl.) 1-2. Procesverbal në dorёshkrim i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-së, mbi pёrgatitjen e njё letre dёrguar Molotovit pёr mostёrheqjen e specialistёve sovjetikё nga Shqipёria, 12 prill 1948.
  14. 13 Po aty, fl. 3-4. "Raport i Koçi Xoxes mbi bisedёn qё ishte kryer me Savo Zllatiçin nё lidhje me format e organizimit tё marrёdhёnieve të jugosllavëve me Shqipёrinё dhe se si e kishin menduar ata [jugosllavёt] ta pёrfshinin Shqipёrinё nё planet federale jugosllave".
  15. 14 AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 78, fl. 1. Procesverbal në dorёshkrim i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, mbi njoftimin qё i ka bёrё Beqir Ballukut gjenerali Kupreshanin pёr tёrheqjen nga Shqipёria tё tё gjithё oficerёve dhe instruktorёve tё qeverisё jugosllave brenda tri ditёve, 20 prill 1948.
  16. 15 Po aty.
  17. 16 Po aty.
  18. 17 Po aty.
  19. 18 Po aty.
  20. 19 Po aty.
  21. 20 Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 80, fl. 1. Procesverbal në dorёshkrim i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, mbi njoftimin qё i kishte bёrё Enver Hoxhёs ministri fuqiplotё i BRSS-së nё Tiranё, Ҫuvakin pёr tёrheqjen e instruktorёve sovjetikё brenda dy-tri ditёve nga Shqipёria, 23 prill 1948.
  22. 21 Po aty.
  23. 22 Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 82, fl. 38. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike, 25 prill 1948.
  24. 23 Po aty.
  25. 24 Po aty. Pjesё nga fjala e Gogo Nushit: "Njё gjё del kjartё si pёrmbledhje e atyre gjёrave, ai e thotё shqip se nё njё pjesё tё udhёheqjes t'onё ka mosbesim. Ne e kemi parё ёshtё apo nuk ёshtё njё gjё e tillё dhe themi se nuk ka njё gjё tё tillё, kemi pasur dyshime pas letrёs sё P.K.B. por para kёsaj letre nuk kemi hasur asnjё mosbesim tek Jugosllavёt, nuk ka pasё asnjё gjё tё tillё".
  26. 25 Po aty.
  27. 26 Po aty.
  28. 27 Po aty.
  29.  Shih më gjerёsisht pjesёn e parё dhe tё dytё tё kёtij studimi tё botuar nё "Studime historike", 1/2023 dhe 2/2023.
  30. 28 Po aty.
  31. 29 Po aty, fl. 39. Pjesё nga fjala e Tuk Jakovёs: "Unё kam nxjerrё kёtё konkluzion, kёtu del se K.C. i P.K.J. desh tё na pёrdori neve si vegёl qё neve e duam bashkimin e do Shqipёria dhe tё na pёrdori si votё".
  32. 30 Po aty.
  33. 31 Po aty. Pjesё nga fjala e Koçi Xoxes: "Me çёshtjen e Divizionit janё tё lidhura edhe ato qё u thanё se Bashkimi Sovjetik e sakrifikon Shqipёrinё e se ushtria jonё nuk reziston".
  34. 32 Po aty, fl. 39-40.
  35.  Shih pjesёn e dytё tё kёtij studimi nё "Studime historike", 2/2023.
  36. 33 Po aty. "Kur erdhi Savo te neve i thashё pse na bёhen tёrthorazi kёto propozime, ai tha se mundet tё vijё edhe Titoja dhe mund t'u japim edhe Kosovёn".
  37. 34 Po aty, fl. 41. "Kupreshanin mё ka thёnё dy tri herё se mos mendoni qё ne jemi njё vend qё kёrkon tё zaptojё Shqipёrinё".
  38. 35 Po aty, fl. 42.
  39. 36 Po aty.
  40. 37 Po aty. Pjesё nga fjala e Enver Hoxhёs: "Ne thoshim si thoshte Savo vetё, qё 'kёto çёshtje janё tё K.C. dhe kёto tё tjerat janё tё miat'".
  41. 38 Po aty.
  42. 39 Po aty. Pjesё nga fjala e Xhoxhi Blushit: "Tash na del si e papritur pёrgjigjja duke ditur se ne e dёnuam punёn e Nako Spirut, vijёn e tija dhe tash na del se nuk jemi ne nё rregull, na del se ndryshe veprojmё nё praktikё dhe ndryshe deklarojmё, kjo nuk mё duket e drejtё".
  43. 40 Po aty, fl. 44.
  44. 41 Po aty.
  45. 42 Po aty, fl. 46.
  46. 43 Unkovski-Korica, The economic struggle, 58.
  47. 44 Po aty.
  48. 45 Po aty, fl. 58-59.
  49. 46 Po aty, fl. 59.
  50. 47 Po aty.
  51. 48 Po aty, fl. 60.
  52. 49 Po aty.
  53. 50 AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 82, fl. 46. Vijim i procesverbalit të mbledhjes sё Byrosё Politike, 25 prill 1948.
  54. 51 Po aty.
  55. 52 Po aty, fl. 53.
  56. 53 Po aty, fl. 58.
  57. 54 Po aty.
  58. 55 Po aty, fl. 59.
  59. 56 Po aty, fl. 60. "Pёr çёshtjen e antisovjetizmit, ne kemi qenё tё patundur dhe nё luftё kondra atyre qё kanё qenё antisovjetikё tё cilёt ne i luftojmё dhe do t'i luftojmё me tё gjitha forcat".
  60. 57 Po aty, fl. 61.
  61. 58 Po aty.
  62. 59 Po aty.
  63. 60 AQSH, F. 14/Strukturat (mё tej: Str), V. 1948, D. 4. fl. 2. Raporte dyjavore tё ardhura nga rrethet pёr KQ-në, lidhur me situatёn politike dhe ekonomike nё Shqipёri.
  64. 61 Po aty, fl. 24.
  65. 62 AQSH, F. 14/Str., V. 1948, D. 10, fl. 104. Raport nga Shkodra i datёs 31 korrik 1948.
  66. 63 Po aty, fl. 113. Pjesё nga raporti i Komitetit tё Partisё tё rrethit Shkodёr, 1 shtator 1948: "Ngjarjet e fundit qё kanё ndodhё nё arenёn ndёrkombёtare siç asht ashpёrsimi i luftёs politike dhe ashpёrsimi i kontradiktave tё Kampit tё madh Demokratik Anti-Imperialist dhe atij imperialist, siç asht lufta qё po zhvillohet nё Greqi, Kinё, Palestinё etj., e sidomos qё nga deklarimi i gjendjes sё krijuar nё Jugosllavi, kanё ba qё edhe nё rrethin tonё tё ndigjohet njёfarё acarimi i gjendjes politike, ngase kёtu ka shumё elementё tё goditun nga ana e Pushtetit tonё, pёr shkak tё aktivitetit tё tyne reaksionar dhe tё pjesёmarrjes sё tyne nё lёvizjet e Hasan Isufit, Llesh Marashit e tё Jup Kazazit me Postribёn kundёr qytetit tё Shkodrёs".
  67. 64 AQSH, F. 14/Str., V. 1948, D. 12, fl. 131. Raport i muajit gusht 1948 pёr rrethin e Shkodrёs.
  68. 65 Po aty, F. 14/Str., V. 1948, D. 56, fl. 18. Raporte mbi punёn e Policisё Popullore dёrguar KQ-së nё Tiranё.
  69. 66 Mё gjerёsisht shih AQSH, F. 14/Str., V. 1948, D. 70 dhe AQSH, F. 14/Str., V. 1948, D. 70/1.
  70. 67 AQSH, F. 14/Str., V. 1948, D. 70 fl. 93. "Partia tonё solidarizohet menjёherё me P.K. tё (BS), me Inform Byronё, me udhёheqёsin e madh Stalinin. Partia jonё ka patur suksese, punon pёr ngritjen e socializmit nё bazё tё teorisё marksiste-leniniste. Nё kёtё rrugё Partia jonё krijoi lidhje tё ngushta me P.K. Jugosllave e popullin, konditat e vendit tonё dhe lufta na lidhi, kjo ishte e natyrshme. Nga kёto lidhje Partia jonё, A. P. u indinjua kundёr poshtёrsive tё tyre. Duke parё qёndrimin e Partisё Komuniste Jugosllave kundrejt nesh, kjo ёshtё e madhe. Komiteti Central i joni sё shpejti do tё nxjerri njё rezolucion tё kjartё mbi kёto dhe mbi gabimet tona. Do tё pёrcaktojё mirё ç'rol tё poshtёr kanё lojtur Udhёheqёsit e Partisё Komuniste Jugosllave kundёr neve. Kohёt e fundit K.Q. i P. K. Shqiptare nxori rezolucionin e Nako Spirut. Nё rast se do tё kuptohen drejt qёllimet e Partisё Komuniste Jugosllave ne do tё zbulojmё shumё gjёra. Ata me qёndrimin e tyre kanё mundur tё na futin nё disa pozita, na kanё bёrё tё bёjmё gabime nё vijnё marksiste e organizative. Ata kanё dash tё shtinin nё dorё tё gjithё Partinё, vendin tonё. Kёto gjёra do dalin kjartё. Njё gjё ёshtё e kjartё se Partia e jonё ёshtё e shёndoshё, pёrpjekjet tona kanё qenё heroike sidomos kohёt e fundit".
  71. 68 Po aty, fl. 139-140.
  72. 69 AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 87, fl. 1. Mbledhje e Byrosё Politike e KQ tё PKSH-së, 13-14 maj 1948.
  73. 70 Po aty, fl. 44.
  74. 71 Po aty, fl. 46.
  75. 72 Po aty, fl. 47.
  76. 73 Po aty, fl. 48.
  77. 74 Po aty, fl. 50. Pjesё nga fjala e Enver Hoxhёs: "Nё qoftё se ka qё nuk i ka humbur nervat ёshtё Partia jonё, Partia jonё ka duruar me durim tё gomarit. Atё qё tha Pandi pёr Partinё Bolshevike se ka duruar, ёshtё po ashtu edhe pёr neve".
  78. 75 Po aty, fl. 52.
  79. 76 Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 89, fl. 1. Mbledhje e Byrosё Politike, 20 maj 1948.
  80. 77 Po aty, fl. 1-2.
  81. 78 Po aty, fl. 10.
  82. 79 AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 90, fl. 1. Provesverbal në dorёshkrim i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-së, ku u lexua dhe u aprovua letra qё do t'i dёrgohej KQ tё PKJ-së, 22 maj 1948.
  83. 80 Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 93, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike, 25 maj 1948.
  84. 81 Po aty, fl. 25.
  85. 82 Po aty, fl. 30-32. Pjesё nga fjala e Enver Hoxhёs: "Unё i thashё Pandit t'i lexonte letrat e Partisё Bolshevike shumё herё".
  86. 83 Po aty, fl. 31.
  87. 84 Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 97, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike, 3 qershor 1948.
  88. 85 Po aty.
  89. 86 Po aty.
  90. 87 Po aty, F. 14/Str., V. 1948, D. 383, fl. 1. Procesverbal i organizatёs bazё tё rrethit të Durrёsit me rastin e punimit tё rezolucionit tё Plenumit VIII tё PKSH-sё.
  91. 88 Po aty.
  92. 89 Po aty, fl. 2.
  93. 90 Po aty. "Neve kemi miq tё sinqertё qё na ndihmojnё. Kemi Jugosllavinё e Marshallit Tito, Bashkimin Sovjetik dhe Bullgarinё e Dimitrovit".
  94. 91 Po aty, fl. 3. Pjesё nga pyetja e Vasil Vrahoritit: "Pse Mehmet Shehu i cili paska marrё pjesё nё tradhtinё e Nako Spirut qёndron akoma nё nji detyrё tё madhe?"
  95. 92 Po aty, fl. 18. "Krahas me kёtё lidhje dhe çёshtjen e Mehmet Shehut. Partia nuk lejonte qё tё bёheshin masakrime por kёtё e dёnonte; ndёrsa Mehmeti e ka bёrё. Kur dёgjohej emri i tij, kundёrshtarёt vendosnin tё mos dorёzoheshin vetё, duke thёnё se komunistat u nxirrnin sytё. Japim shembullin nё vitin 1944, kur ka luftue nё rrethet e Lushnjёs ka kapё 60 njerёz tё hedhur me Ballin dhe i ka pushkatuar. Ky veprim nuk ishte i drejtё dhe u godit nga Partia. Mehmeti ka bёrё qё nga shpirti i tij egoist tё luftonte kaq shumё pёr tё dalё nё krye tё Ushtrisё".
  96. 93Po aty, fl. 29.
  97. 94Arkivi i Ministrisё pёr Europёn dhe Punёt e Jashtme i Republikёs sё Shqipёrisё (Fondet MPJ) (më tej: AMPJ), Viti (mё tej: V.) 1948, Dosja (mё tej: D.) 162, fl. 4. Notё nga ministri i Punёve tё Jashtme i RPSH-së Enver Hoxha pёr mareshalin Tito, 20 prill 1948.
  98. 95 AMPJ, V. 948, D. 163, fl. 1. Urdhёr i Enver Hoxhёs pёr heqjen e portretit tё Titos nga zyrat shtetёrore.
  99. 96 Po aty. "Nё çdo rast mbledhje, mitingje, parakalime, manifestime etj., do tё jetё vetёm fotografia e shokut Komandant dhe e shokut Stalin. Nё zyrat Shtetnore do tё mbahet vetёm fotografia e Komandantit tonё dhe e shokut Stalin. Kryeministri Enver Hoxha, firma, vula".
  100. 97 Po aty, V. 1948, D. 215, fl. 3. Njoftim nga ambasada e RPSH-së nё Beograd pёr Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranё, 9 tetor 1948.
  101. 98 Po aty, fl. 5.
  102. 99 Po aty, fl. 28. Njoftim i ambasadёs sё RPSH-së nё Jugosllavi pёr Ministrinë e Punëve të Jashtme, 24 dhjetor 1948.
  103. 100 Po aty, V. 1948, D. 167/1, fl.1/3. “Marrëdhëniet tregtare të viteve 1946-1947 ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë”.
  104. 101 Po aty, F. 490/Kёshilli i Ministrave (mё tej: KM), V. 1948, D. 322, fl. 4-5. Procesverbal i mbledhjes sё Kёshillit tё Ministrave mbi informimin e qeverisё pёr rezolucionin e Byrosё Informative pёr gjendjen nё PK Jugosllave dhe mbi denoncimin e marrёdhёnieve me Jugosllavinё, 30 qershor 1948; shih edhe po aty, V. 1948, D. 167, fl. 30-33. Mbi marrёveshjet ekonomike ndёrmjet Shqipёrisё dhe Jugosllavisё.
  105. 102 Po aty, fl. 4. Pjesё nga fjala e Enver Hoxhёs: "A do t'i vazhdojmё kёto marrёdhёnie? Kёto marrёdhёnie me njё qeveri tё tillё s'mund t'i vazhdojmё, se janё nё rrugё tё gabuar antishqiptare. Kёto marrёveshje duhet t'i denoncojmё. Arsyet tona janё tё mёdha qё kёto marrёdhёnie tё quhen nul. Tё forcojmё traktatin e miqёsisё tё ndihmёs reciproke pёr marrёdhёnie tё ardhshme me popujt e Jugosllavisё, tё cilёt do tё kenё njё udhёheqje me tё vёrtetё tё shёndoshё. Pra, unё propozoj qё tё denoncohen tё gjitha marrёdhёniet e protokollet qё kemi me Jugosllavinё dhe njёkohёsisht tё gjithё jugosllavёt qё janё nё zyrat tona shtetёrore tё largohen brenda 48 orёve nga vendi ynё".
  106. 103 Po aty.
  107. 104 Po aty, V. 1948, D. 156, fl. 1. Mbi marrёdhёniet shqiptaro-jugosllave.
  108. 105 Po aty.
  109. 106 Po aty, fl. 2, 26.
  110. 107 Po aty, fl. 58-70.
  111. 108 Po aty, fl. 76.
  112. 109 Po aty.
  113. 110 Po aty, V. 1948, D. 216, fl. 156. Komunikatё mbi mbledhjen e Byrosё Informative tё partive komuniste dhe punёtore, gazeta “Bashkimi”, nr. 1093, 30 qershor 1948.
  114. 111 AQSH, F. 14/Str., V. 1948, D. 271, fl. 1. Korrespondencё e komiteteve tё partisё tё rretheve me Komitetin Qendror tё PKSH-së, nё lidhje me materialin propagandistik tё revizionistёve jugosllavё shpёrndarё nё Shqipёri nga elementёt armiq nё Shqipёri nё shёrbim tё UDB-sё.
  115. 112 Po aty, fl. 5.
  116. 113 Po aty, fl. 14. "Mos i dёgjoni gёnjeshtrat e Enverit me shokёt e tij qё populli pati gjitha shpresat ke ay dhe pritte premtimet e dhana, por ma nё fund nuk ia dha popullit atё qё i kishte premtue gjatё Luftёs Nacional-Ҫlirimtare nё tё cilёn ju po e shifni dhe ju vet se premtimet e lirisё sё popullit tonё shqiptar janё dhanё terrore, burgime tё pafajshmёve, mbytje nё dru si ka ndodhё kёto ditёt e fundit nё rrethin Koplik e ndёr vende tё tjera… Ju bajmё thirrje qё tё vini çeta-çeta dhe tё bashkoheni me vllaznit tuej qё ju presin nё Jugosllavi dhe pёr sё shpejti do tё ktheni nё tokёn e lirё shqiptare me njё demokraci popullore (Shqiptarёt qё kёrkojnё Liri)".

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>