Main Article Content

Abstrakti

Problematikat politiko-ekonomike ndёrmjet Shqipёrisё dhe Jugosllavisё kanё tёrhequr vёmendjen gjatё dy dekadave tё fundit nё qarqet studimore akademike nё Shqipёri. Duke qenё se Jugosllavia ishte partneri i parё i rёndёsishёm i Shqipёrisё sё pasçlirimit deri nё gjysmёn e parё tё vitit 1948, shumё prej problemeve të marrёdhёnies sё ngushtё dhe jetёshkurtёr qё patën tё dyja vendet, pёr mendimin tim, nuk janё trajtuar gjerësisht, aq mё tepёr nё sfondin ekonomik tё ndikimit tё madh qё ushtroi politika jugosllave mbi vendin tonё. Nё muajt e fundit tё Luftёs së Dytë Botёrore, Shqipёria ashtu sikurse edhe Jugosllavia ishin çliruar nё vjeshtёn e vitit 1944, gjashtё muaj pёrpara pёrfundimit tё Luftёs së Dytë Botёrore. Duke qenё se lidershipi i ri jugosllav kishte "sponsorizuar" jo pak politikisht nё krijimin e Partisё Komuniste Shqiptare dhe madje kishte menaxhuar tё gjithё situatёn politike tё forcёs kryesore nё pushtetin e ri, nёpёrmjet mekanizmave tё tёrё ekonomikё, arriti brenda dy vjetësh tё kishte kontrollin e plotё ekonomiko-politik mbi Shqipёrinё. Sistemi politik jugosllav nuk ndryshonte nё fillimet e veta nga modeli sovjetik, por udhёheqёsi i atij vendi Josip Broz Tito kishte "mendjen" e tij pёr sa i pёrkiste rrugёs qё do tё ndiqte Jugosllavia nё realitetin e ri tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare që po kristalizohej. Enver Hoxhёs i interesonte mbrojtja e njё vendi mё tё fuqishёm se Shqipёria qё tё mbijetonte politikisht, paçka se ekonomikisht do tё ishte gjithnjё i varur nga kreditё dhe ndihmat qё do t'i jepeshin. Titos i interesonte pavarёsia politike e rrjedhimisht ekonomike pёr tё qenё njё zё i rёndёsishёm nё marrёdhёniet ndёrkombёtare nё fillimet e Luftёs sё Ftohtё. Artikulli qё po paraqesim ёshtё i mbёshtetur nё metodologjinё analitiko-krahasuese, gёrshetuar me dokumentacion arkivor dhe literaturё kombёtare e ndёrkombёtare pёr tё sjellё nё vёmendjen e studiuesve dhe jo vetëm, dallimet thelbёsore nё mёnyrёn se si u menaxhua pushteti nё kёto dy vende.

Fjalëkyçet

Shqipёri, Jugosllavi, Enver Hoxha, Tito, politikё, ekonomi, varёsi.

Article Details

How to Cite
Boriçi, Gjon. 2025. “Një vështrim Në Terma Politiko-Ekonomikë ndërmjet Shqipërisë Dhe Jugosllavisë Në periudhën 1945-1949 (Pjesa E parë, Janar 1945 - Qershor 1947)”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/w4kcm460.

How to Cite

Boriçi, Gjon. 2025. “Një vështrim Në Terma Politiko-Ekonomikë ndërmjet Shqipërisë Dhe Jugosllavisë Në periudhën 1945-1949 (Pjesa E parë, Janar 1945 - Qershor 1947)”. Studime Historike, no. 1 (October). https://doi.org/10.61773/w4kcm460.

Share

References

  1. Vladimir Unkovski-Korica, The economic struggle for power in Tito's Yugoslavia; from World War II to Non-Alignment (London: I.B. Tauris, 2016), 3.
  2. * UNRRA - United Nations Relief and Rehabilitation Administration.
  3. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej: AQSH), Fondi (më tej: F.) F. 490/ Këshilli i Ministrave (KM), Viti (më tej: V.) 1945, Dosja (më tej: D.) 107, fl. 23-24. Letra e plotё e Enver Hoxhёs dёrguar Komisionit Qendror tё UNRRA-s.
  4. Po aty, F. 490/KM, V. 1945, D. 21, fl. 11-20. Marrёveshje tё lidhura midis qeverisё demokratike shqiptare dhe administratёs sё UNRRA-s mbi furnizimet dhe shёrbimet e UNRRA-s nё Shqipёri; shih edhe Hamit Kaba, UNRRA nё Shqipёri, 1944-1947 (Tiranё: Shkenca, 2000), 122.
  5. AQSH, F. 490/KM, V. 1945, D. 22, fl. 1. Korrespondencё e Kёshillit tё Ministrave me Ministrinё e Jashtme, mbi pёrcjelljen e njё promemorieje mbi depozitёn e arit tё ish-Bankёs Kombёtare tё Shqipnis qё ёshtё tёrhequr prej autoriteteve gjermane mbas kapitullimit tё Italisё.
  6. Po aty, fl. 2.
  7. Po aty.
  8. Ksenofon Krisafi, Nё kёrkim tё arit. Historia e arit shqiptar tё rrёmbyer gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore (Tiranё: Dita 2000 & UET Press, 2008), 33.
  9. Po aty, 34.
  10. AQSH, F. 490/KM, V. 1945, D. 74, fl. 2. Tatime tё jashtёzakonshme dhe konfiskime pasurish. Vendimi i qeverisё i datёs 11 janar 1945.
  11. Po aty, fl. 3.
  12. Po aty, fl. 5.
  13. AQSH, F. 490/KM, V. 1945, D. 144, fl. 1-2. Vendim dhe korrespondencë e Kёshillit tё Ministrave me Ministrinё e Ekonomisё, mbi formimin e njё komisioni hetimor pёr shqyrtimin e punёs sё shoqёrisё SASTEB.
  14. Po aty, fl. 4.
  15. Po aty, F. 490/KM, V. 1945, D. 145, fl. 4.
  16. Po aty, F. 490/KM, V. 1945, D. 147, fl. 1. Mbi kontrollin nga ana e shtetit tё industrive dhe shoqёrive (firmave) shqiptare.
  17. Ian Jeffries, Socialist economies and the transition to the market; a guide (London: Rouledge, 1993), 317.
  18. Unkovski-Korica, The economic struggle, 30.
  19. Barbara Jelavich, History of the Balkans. Twentieth Century, Vol. 2 (New York: Cambridge University Press, 1983), 344.
  20. Ian D. Armour, A history of Eastern Europe 1918 to the prezent. Modernisation, Ideology and Nationality (London: Bloomsbury Academic, 2021), 194.
  21. Po aty, 194-195.
  22. Sheri Berman, Democracy and Dictatorship in Europe. From the Ancient Régime to the present day (New York: Oxford University Press, 2019), 321.
  23. AQSH, F. 506/ Banka e Shtetit Shqiptar (BSHSH), V. 1945, D. 42, fl. 1. Raport mbi unifikimin monetar nё Jugosllavi dhe mbi rrjedhjet e tij nё tregun shqiptar.
  24. Po aty.
  25. Po aty.
  26. Po aty.
  27. Po aty, fl. 2. "Kursi i shkёmbimit i monedhёs sё re jugosllave sipas njoftimit shtetёror nёpёrmjet radios ishte: 100 dinarё serbё=5 dinarё jugosllavё; 100 kuna kroate=2.50 dinarё jugosllavё; 100 lira italiane=30 dinarё jugosllavё; 100 pengo hungarezё=100 dinarё jugosllavё; 100 leva bullgare=10 dinarё jugosllavё; 100 franga shqiptare=250 dinarё jugosllavё".
  28. Po aty, fl. 2.
  29. Po aty. Pjesё nga raporti i Bankёs sё Shtetit: "Ёshtё pёr t'u nёnvizuar se nё bazё tё kёtij kursi, lira italiane del e sipёrvlerёsuar. Me tё vёrtetё ndёrsa 100 lit. vlejnё nё tregun e lirё tё Tiranёs 8,50 fr. shq. gjithё ajo sasi lirash pranohet nё Jugosllavi pёr 30 dinarё tё rinj, pra pёr 12 fr. shq. Sa i takon levёs bullgare kjo i pёrgjigjet vleftёs sё tregut tё arit nё Shkup e Tetovё ku 30.000 leva shkёmbehen pёr njё napolon ari, dhe kёto 30.000 leva bёjnё 3.000 dinarё tё rinj".
  30. Po aty.
  31. Po aty.
  32. Po aty, fl. 3.
  33. Po aty.
  34. Po aty. "Megjithё kёto, ne po marrim si bazё kёtё çmim tё fundit: 3.000 dinarё tё rinj pёr njё napolon ar. Sipas kursit tё shkёmbimit zyrtar kёta 3.000 dinarё duhet tё vlejnё 1.200 franga shqiptare (nga 40 qindarka tё frangut shqiptar pёr 1 dinar tё ri), po nё realitet vlenin deri mё 30 prill 1945 vetёm 610-615 fr. shqiptare, shumё me tё cilёn blihej 1 napolon ar nё tregun shqiptar. Pra, efektivisht 1 dinar i ri jugosllav nuk vlen 40 (dyzet) qindar tё frangut shqiptar, si e cakton kursi zyrtar por vetёm 20 (njёzet) qindar. Pra, gjendemi pёrpara njё çvleftёsimi tё frangut nё masё prej 50% nga vlefta e tij reale. Çёshtja ka pёr ne njё rёndёsi praktike tё madhe, si ka pёr t'u parё mё poshtё".
  35. AQSH, F. 14/ Organet Udhëheqëse (OU), V. 1946, D. 7, fl. 1. Mbledhja e Byrosё Politike e datёs 3 maj 1946, në lidhje me pёrmbajtjen e telegrameve dёrguar nga Nako Spiru mbi ndёrhyrjet e Jugosllavisё nё çёshtjet e brendshme politike tё Shqipёrisё.
  36. Po aty.
  37. Po aty, fl. 2.
  38. Po aty.
  39. Po aty, F. 14/OU, V. 1946, D. 8, fl. 10. Mbledhje e Byrosё Politike e KQ tё PKSH-sё lidhur me marrёveshjet ekonomike me Jugosllavinё.
  40. * Kiço Ngjela (25 dhjetor 1917 - 16 qershor 2002). Më 1945, anёtar i Asamblesё Kushtetuese dhe mё 1945-1946 ndihmёsministёr i Ekonomisё.
  41. Po aty.
  42. Po aty.
  43. Po aty.
  44. Po aty, fl. 11. Pjesё nga rekomandimi i Kiço Ngjelёs: "Kiço tha se 300 milion ёshtё shumё si rezervё pse edhe çmimet janё parashikuar shumё tё larta prandaj tё lihesh vetёm 100 milion. Ata thanё se nuk mund tё shtohesh asgjë, u shtuan vetёm 20 traktorё e 10 makina shirëse, tjetёr gjё tani s'japim gjё qё do ta studiojmё nёse mund tё shtojmё diçka nё manifakturё. Realizimi i materialit gjatё kёtij viti ёshtё shumё i zorshёm. Nga 480.000.000 importimi ёshtё zor tё realizohen tё gjitha pse porositё janё bёrё tani dhe ёshtё zor tё gjenden. Prandaj duhet tё rishqyrtojmё planin dhe tё lёmё rezervё".
  45. Po aty, fl. 12.
  46. Arkivi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, Fondi MPJ (më tej: AMPJ), Viti (mё tej: V.) 1946, Dosja (mё tej: D.) 113, fl. 6. Akord mbi kredinё qё qeveria e RFPJ-së i jep qeverisё sё RPSH-së. Firmosur nё Beograd nga Nikolla Petroviç dhe Nako Spiru.
  47. Po aty, fl. 6-7. "Qeveria e RPSH do tё paguajё pёr kredinё e dhёnё nё fund tё çdo viti dhe duke filluar nga 1948 njё kamatё prej 3% nё vit...Kthimi i kamatёs do tё bёhet qoftё me dhёnie mallrash, qoftё me dollarё USA nё konformitet tё artikullit 3 tё kёtij akordi".
  48. Po aty, F. 490/KM, V. 1946, D. 119, fl. 1. Ligj mbi ratifikimin e Traktatit tё Miqёsisё dhe Ndihmёs Reciproke ndёrmjet RPSH-sё dhe RSFJ-sё; shih edhe AMPJ, V. 1946, D. 112, fl. 49. Ratifikimi i Traktatit tё Miqёsisё ndёrmjet Shqipёrisё dhe Jugosllavisё, nёnshkruar nё Tiranё mё 9 korrik 1946.
  49. Po aty, fl. 3.
  50. Po aty, fl. 2.
  51. AMPJ, V. 1946, D. 78, fl. 1. Mbi marrёdhёniet ndёrkombёtare tё Shqipёrisё dhe letёr e Koço Tashkos dёrguar Ministrisё sё Jashtme.
  52. Po aty.
  53. Po aty, fl. 2.
  54. AQSH, F. 14/Strukturë (Str.), V. 1946, D. 171/1, fl. 242. Mbi marrёveshjet ekonomike tё nёnshkruara ndёrmjet Republikёs Popullore tё Shqipёrisё dhe Republikёs Federale Popullore tё Jugosllavisё.
  55. Po aty.
  56. Po aty.
  57. Po aty.
  58. Po aty.
  59. Po aty.
  60. Po aty, fl. 242.
  61. Po aty.
  62. Po aty.
  63. Po aty, fl. 243.
  64. Po aty. Pjesё nga letra e KQ-së: "Marrёveshja jonё ekonomike me Jugosllavinё F.P. nuk duhet tё kuptohet si njё gjё e rastit. Jo. Ajo duhet tё dalё se ёshtё nё rrugёn e drejtё dhe tё vetme qё ka ndjekur dhe ndjek populli ynё, nё rrugёn e zhvillimit e tё pёrparimit. Kjo ёshtё politika e masave tё popullit tonё. Nё fillim ne luftuam bashkё kundёr okupatorёve e armiqve tё pёrbashkёt. Dje u bё aleanca ushtarake e cila i siguron popullit tonё Indipendencёn kombёtare. Sot marrёveshja i siguron popullit tonё ngritjen ekonomike, dhe njё tё ardhme mё tё mirё e mё tё sigurtё. Pёr popullin tonё nuk ka e nuk mund tё ketё rrugё tjetёr".
  65. Po aty, fl. 243-244.
  66. Po aty, fl. 244.
  67. Po aty. "Mbi tё gjitha ёshtё e rёndёsishme qё masat e popullit tё jenё tё qarta se kjo marrёveshje ёshtё e tyrja, se do tё ketё rezultate tё shpejta, se pёrmirёson gjendjen e tyre ekonomike sot dhe e bёn tё sigurtё tё ardhmen e tyre. Sqarimi i masave, i drejtё dhe i shёndoshё ёshtё puna kryesore dhe e domosdoshme e Partisё, pa bёrё filozofi dhe pa bёrё shumё histori. Kjo ёshtё njё vepёr konkrete me anёn e sё cilёs ne po konkretizojmё vijёn e bashkёpunimit tonё politik nё lёmin e ekonomisё, vijёn e Partisё tonё. Kjo marrёveshje ёshtё rezultat i orientimit tonё, tek ky orientim populli ynё duhet tё shikojё tё qartё perspektivat e tij, tё jetё koshient pёr rrugёn nё tё cilёn ai po ecёn dhe pёr njё afrim e bashkёpunim sa mё tё ngushtё me popujt e Jugosllavisё F.P. Kёshtu me gjakftohtёsi e me arsyetim t'iua shpjegojmё edhe atyre qё nuk e kuptojnё".
  68. * Nako Spiru (4 janar 1918-20 nёntor 1947). Më 1945 - Sekretar i Sekretariatit të Frontit; më 1945-1947 - anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Frontit; më 1946 - deputet dhe sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ministër i Ekonomisë; më 1947 - ministër i Industrisë, kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe kryetar i Këshillit Ekonomik.
  69. AMPJ, V. 1946, D. 115, fl. 1-3. Marrёveshje mbi krijimin e Bankёs Shqiptaro-Jugosllave.
  70. Po aty, fl. 2.
  71. Po aty, V. 1946, D. 114, fl. 6. Njoftim legatёs shqiptare nё Moskё mbi marrёveshjen e arritur ndёrmjet Shqipёrisё dhe Jugosllavisё.
  72. Po aty, fl. 8.
  73. AQSH, F. 14/Str., V. 1946, D. 171/1, fl. 247. Njoftim mbi rezolucionin e Plenumit tё jashtёzakonshёm tё KQ-së, mё 22 dhjetor 1946; shih edhe po aty, F. 14/OU, V. 1946, D. 4, fl. 42-43. Procesverbal, dorёshkrime nё dy variante dhe rezolucioni i mbledhjes sё jashtёzakonshme tё Plenumit tё KQ tё PKSH-së, mё 18-20 dhjetor 1946, për vёnien nё dijeni tё kuadrove dhe qarqeve mbi konventёn ekonomike tё nёnshkruar nё Beograd mё 27 nёntor 1946 ndёrmjet Jugosllavisё e Shqipёrisё.
  74. Po aty.
  75. Po aty.
  76. AQSH, F. 14/Str., V. 1946, D. 165, fl. 12. Raporte mbi gjendjen e aplikimit tё Reformёs Agrare, rindёrtimin e shtёpive tё djegura, shkollave, tregtia dhe furnizimet.
  77. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1946, D. 50, fl. 1. Statistika rrogash 1939-1940.
  78. Po aty, fl. 2.
  79. Po aty. Pjesё nga studimi i bankёs: "Nё faqen 7 kemi numrat tregues tё rrogave nё periudhёn 31 mars 1939 deri 31 dhetuer 1946. Tё gjitha rrogat pёsojnё njё ngritje tё madhe nё vitin 1945 dhe njё zbritje nё vitin 1946 qё i determinohet ndryshimit tё monedhёs".
  80. Po aty, fl. 4.
  81. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1946, D. 52, fl. 1. Studim i Bankёs sё Shtetit Shqiptar mbi shpenzimet ushqimore dhe kursin e kёmbimit.
  82. Po aty, fl. 3-4.
  83. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1946, D. 55, fl. 4. Raport i Bankёs sё Shtetit Shqiptar mbi kuotimin e monedhave.
  84. Po aty.
  85. Po aty, fl. 5. "Rubla nё asnjё vend tё botёs nuk kuotohet, mbasi Bashkimi Sovjetik vetё deri mё sot e ka konsiderue Rublёn si njё monedhё tё mbrendshme. Politika monetare e Bashkimit Sovjetik ka shumё ndryshime me politikёn monetare tё vendeve kapitaliste".
  86. AQSH, F. 506/BSHSH, V. 1946, D. 76, fl. 1. Mbi tregun e arit dhe tё valutave tё huaja nё Shqipёri.
  87. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1946, D. 55, fl. 9.
  88. Po aty, fl. 11.
  89. Po aty, fl. 15.
  90. Po aty.
  91. Po aty.
  92. Po aty, fl. 16. Pjesё nga studimi i bankёs: "Caktimi i kursit tё dy monedhave nё bazё tё fuqisё blerёse sipas mendimit tonё jo vetёm qё asht i disfavorshёm pёr ne, por nga ana tjetёr nuk asht i saktё".
  93. Po aty.
  94. Po aty.
  95. Po aty.
  96. Po aty, fl. 17.
  97. Po aty. 1 USD = 2.77 franga shqiptare; 1 USD = 50 dinarё jugosllavё.
  98. Po aty.
  99. Po aty, fl. 18. 1 kg ar i thjeshtё 1000/1000 dinarё 56.300; 1 kg ar i thjeshtё 1000/1000 fr. = 3.100.
  100. Po aty.
  101. Po aty, fl. 19.
  102. Po aty, fl. 23.
  103. Po aty.
  104. Po aty, fl. 23.
  105. AMPJ, V. 1947, D. 111, fl. 6. Dokumente pёr incidente kufitare nё kufijtё e dy vendeve.
  106. Po aty, fl. 7. "...Departamenti i Mbrojtjes Kombёtare tё Shqipёrisё shpreh keqardhjen e thellё pёr incidentin e ndodhur dy anijeve jugosllave "Srecko" dhe "Otac Petar"- Stomorska mё datё 19 janar 1947. Nё ndjekje tё njoftimeve tё incidentit tё 19 janarit 1947, lajmёrojmё se ajo qё ndodhi ishte pёr shkak tё keqkuptimeve gjatё komunikimit dhe ekzekutimit tё urdhёrave precizё. Ministria ka marrё tё gjitha masat e nevojshme qё incidente tё tilla tё mos pёrsёriten mё. Duke ju komunikuar sa mё lart, Ministria e Punёve tё Jashtme shpreh keqardhjen mё tё thellё dhe pёrfiton nga ky rast pёr t'i rinovuar Legatёs tё Republikёs Federative Popullore Jugosllave sigurimet e konsideratёs sё saj tё lartё. Tiranё, 8 shkurt 1947".
  107. Po aty, V. 1947, D. 121, fl. 21. Ҫёshtje tё ndryshme ekonomike midis dy vendeve (misri, materiale tё hekurudhёs etj.).
  108. AQSH, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 8, fl. 1. Mbi shpёrndarjen dhe pagesat ndaj mallrave qё vinin nga Jugosllavia, Tiranё, 13 maj 1947.
  109. Po aty, fl. 5. "Pagesё 2 milion dinarё ndёrmarrjes "Hidro Granja" nё Beograd pёr llogari tё shoqёrisё shqiptaro-jugosllave tё elektrikut".
  110. Po aty, fl. 10. "Nё pёrputhje me marrёveshjet e fundit tё nёnshkruara nё Beograd, kjo kredi do tё pёrdoret pёr dёrgimin nё Shqipёri tё mallrave tё ndryshёm me vlerё 1.720.000.000 dinarё dhe shuma e mbetur prej 280.000.000 dinarёsh do tё pёrdoret pёr tё blerё tё tjera mallra nё Jugosllavi".
  111. Po aty, fl. 12. Kursi i kёmbimit: 1 frangё shqiptare = 9 dinarё jugosllavё.
  112. AMPJ, V. 1947, D. 123, fl. 1. Relacion mbi realizimin e kredisё prej 2 milionë dinarё.
  113. Po aty, fl. 3.
  114. Po aty, V. 1947, D. 140, fl. 1. Dokumente në lidhje me pёrfundimin e marrёveshjes mbi shtypjen e monedhёs sё re shqiptare.
  115. AQSH, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 11, fl. 1. Blerje monedhash ari nga Banka shtetasve shqiptarё.
  116. Po aty, F. 14/OU, V. 1947, D. 17, fl. 2. Mbledhje e Byrosё politike mё 29 maj 1947, mbi kёrkesёn jugosllave sipas dy telegrameve tё dёrguara nga N.D./Shef i Shtatmadhorisё tё armatёs jugosllave pёr tё sjellё dy skuadrilje aeroplanёsh dhe pёr tё instaluar dy grupe baterish antiajrore.
  117. Po aty, fl. 3.
  118. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 12, fl. 1. Mbi kategorizimin e mallrave qё priteshin tё vinin nga Jugosllavia, si pasojё e marrёveshjes sё nёnshkruar.
  119. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 13, fl. 1. Marrёveshje pёr pagesat e mallrave ndёrmjet Bankёs Kombёtare tё Jugosllavisё dhe Bankёs sё Shtetit Shqiptar.
  120. Po aty, fl. 2. "1 dinar=1 lek"; shih edhe fl. 4. "Dinarёt dhe lekёt efektivё, t'importuem nё Republikёn Federative Popullore tё Jugosllavisё e respektivisht nё Republikёn Popullore tё Shqipnisё, sipas paragrafit tё sipёrm, nuk mund tё shkёmbehen vetёm se me monedhёn e vendit, d.m.th., nё Republikёn Federative Popullore tё Jugosllavisё pranё Bankёs Kombёtare tё Republikёs Federative Popullore tё Jugosllavisё, nё degёt e saj e nё vende tё tjera tё autorizueme prej saj, dhe nё Republikёn Popullore tё Shqipnisё pranё Bankёs sё Shtetit Shqiptar, pranё degёve tё saj dhe nё vende tё tjera tё autorizueme prej saj".
  121. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 14, fl. 2. Konvertim monedhash argjendi ndёrmjet lekut dhe shteteve tё ndryshme.
  122. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 15, fl. 2-4. Mbi pamundёsinё e konvertimit tё lekut me monedhat e tjera pёr vitin 1947.
  123. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 24, fl. 1. Mbi emetimin e monedhёs sё re nё Republikёn Popullore tё Shqipёrisё, 7 korrik 1947.
  124. Po aty, fl. 27.
  125. Po aty, fl. 52. "Nga botimet nё gazetёn Bashkimi, nga konferencat e zhvillueme me kёtё rast, populli e kishte kuptue mjaft mirё se randёsia e zhdukjes sё frangut dhe krijimit tё lekut nё kёtё mes ishte ba pёr t'u barazue me dinarin, monedhёn ma tё garantueme nё Ballkan, dhe kёtё nё bazё tё konventёs tё lidhun me Aleaten tonё tё madhe Jugosllavinё e Marshallit Tito".
  126. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 25, fl. 4. Humbje nga vlerёsimi i llogarive debitore nё valutё tё huaj si pasojё e ndryshimit tё monedhёs.

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>