Main Article Content

Abstrakti

Marrёdhёniet shqiptaro-jugosllave nё periudhёn 1947-1948 patёn problematika tё mprehta. Nё kёtё pjesё tё dytё tё artikullit do tё pёrqendrohemi te vijimi i varёsisё sё plotё ekonomike dhe politike tё qeverisё shqiptare ndaj Jugosllavisё, politike sanksionuar me vendimet e Plenumit VIII të PKSH-sё. Me anё tё dokumenteve arkivore, ku jo pak prej tyre paraqiten pёr herё tё parё kombinuar edhe me literaturёn bashkёkohore ndёrkombёtare, lexuesi i interesuar ballafaqohet me fakte tronditёse tё cilat pasqyrojnё mё sё miri shkallёn tepёr tё ulёt të njohurive politiko-ekonomike tё lidershipit komunist shqiptar nё marrёdhёnien me udhёheqjen jugosllave. Shqipёria, edhe pse po merrte kredi nga Jugosllavia dhe nga Bashkimi Sovjetik nё kёtё hark tё shkurtёr kohor pёr të mos pёrfunduar nё katastrofё financiare, pёrsёri ekonomia e saj dhe rrjedhimisht standardi i jetesёs sё popullit shqiptar vijonte të ishte nё nivele tepёr të ulëta. Lideri komunist shqiptar, Enver Hoxha, e tregoi veten njё vasal tё bindur tё kёrkesave jugosllave kur u parashtrua çёshtja e bashkimit tё të dyja vendeve nё njё Federatё të pёrbashkёt. Nёpёrmjet hulumtimit tё kujdesshёm të materialeve arkivore dhe tё literaturёs ndёrkombёtare, lexuesi i interesuar do tё njohё me detaje të bollshme atmosferёn politike qё ekzistonte nё atё kohё nё Shqipёri, bindjen e plotё ndaj çdo "miqёsie" tё pathyeshme me cilindo shtet komunist qё dёrgonte kredi dhe ndihma. Metodologjia e pёrdorur nё kёtё artikull ёshtё analitiko-ekonomike, bazuar nё dokumentacion arkivor dhe literaturёn kombёtare dhe ndёrkombёtare.

Fjalëkyçet

Enver Hoxha, Tito, Stalin, ideologji, ekonomi, kredi, federatё.

Article Details

How to Cite
Boriçi, Gjon. 2024. “NJЁ VЁSHTRIM NЁ TERMA POLITIKO-EKONOMIKЁ NDЁRMJET SHQIPЁRISЁ DHE JUGOSLLAVISЁ NЁ PERIUDHЁN 1945-1949 (Pjesa E dytё, Korrik 1947- Mars 1948)”. Studime Historike, no. 2 (May). https://doi.org/10.61773/s72qkk55.

How to Cite

Boriçi, Gjon. 2024. “NJЁ VЁSHTRIM NЁ TERMA POLITIKO-EKONOMIKЁ NDЁRMJET SHQIPЁRISЁ DHE JUGOSLLAVISЁ NЁ PERIUDHЁN 1945-1949 (Pjesa E dytё, Korrik 1947- Mars 1948)”. Studime Historike, no. 2 (May). https://doi.org/10.61773/s72qkk55.

Share

References

  1. Vojtech Mastny, Il dittatore insicuro: Stalin e la Guerra Fredda, pёrkthyer nga anglishtja prej Annalisa Agratit (Milano: Tea, 1998), 44.
  2. Shih gjerёsisht: Gjon Boriçi, Fillimet e marrёdhёnieve politiko-ekonomike shqiptaro- kineze 1954-1960 (Tiranё: Geer, 2023).
  3. Shih gjerёsisht: Gjon Boriçi, Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё Luftёn e Ftohtё 1956- 1978, bot. II (Tiranё: Geer, 2022).
  4. J. Bradford DeLong, Slouching towards utopia; an economic history of the Twentieth Century (London: Basic Books, 2022), 22.
  5. Arkivi Qendror i Shtetit i Republikёs sё Shqipёrisё (mё tej: AQSH), Fondi (mё tej: F.) 14/Organet Udhёheqёse (mё tej: OU), Viti (mё tej: V.) 1947, Dosja (mё tej: D.) 20, fl.
  6. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, mё datё 1 korrik 1947, mbi diskutimin rreth vёrejtjeve pёr çёshtje tё planit dhe akuzave tё udhёheqjes jugosllave kundёr PKSH-sё.
  7. Po aty.
  8. Po aty.
  9. Po aty.
  10. Po aty, fl. 15.
  11. Islam Lauka & Eshref Ymeri, Antologjia e Kryqёzimit; Rusia dhe çёshtja shqiptare (1878-2012) (Prishtinё-Tiranё: City Design: 2012), 37.
  12. AQSH, F. 14/OU, V. 1947, D. 20, fl. 16.
  13. Po aty, fl. 20.
  14. Po aty, F. 14/OU, V. 1947, D. 31, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes nё dy variante tё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, 3 nёntor 1947.
  15. Po aty.
  16. Po aty.
  17. Po aty, fl. 3.
  18. Po aty.
  19. Po aty, fl. 18.
  20. Po aty.
  21. Po aty.
  22. AQSH, F. 14/OU, V. 1947, D. 33, fl. 9. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, nё datat 18-19 nёntor 1947, për sa u përket akuzave të bёra nga KQ i PKJ-së kundёr PKSH-sё lidhur me marrёdhёniet me Jugosllavinё.
  23. Po aty. Shёnim. Nё bisedimet e zhvilluara nё Tiranё ndёrmjet Hoxhёs dhe Zllatiçit, Koçi Xoxe ishte pёrkthyesi.
  24. Po aty.
  25. Po aty.
  26. Po aty.
  27. Po aty, fl. 10.
  28. Po aty, fl. 11.
  29. Po aty.
  30. Po aty.
  31. Po aty, fl. 13.
  32. Po aty, fl. 14.
  33. Gjon Boriçi, Marrёdhёniet shqiptaro-kineze nё Luftёn e Ftohtё 1956-1978 (Tiranё: Mirgeeralb, 2016), 37; shih edhe Mastny, Il ditattore insicuro, 42.
  34. AQSH, F. 14/OU, V. 1947, D. 34, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, i datёs 29 nёntor 1947, ku u diskutua rreth planit 5-vjeçar dhe pёrshtatjes sё tij sipas diktimeve jugosllave.
  35. Po aty, fl. 5-6.
  36. Po aty, fl. 6.
  37. Po aty, F. 14/OU, V. 1947, V. 1947, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-së, mё datё 2 dhjetor 1947, lidhur me raportimin e Kiço Ngjelёs mbi mbёshtetjen e planit tё parё pesёvjeçar sipas direktivave jugosllave dhe ndaj qёndrimit antijugosllav tё Nako Spirut.
  38. Po aty, fl. 1-2.
  39. Po aty, fl. 2.
  40. Po aty, fl. 3.
  41. AQSH, F. 14/OU, V. 1947, D. 37, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-së, mё datё 5 dhjetor 1947, ku u diskutua mbi situatёn e krijuar nё lidhje me marrёdhёniet me Jugosllavinё dhe qёndrimin e Nako Spirut e tё tjerёve (teknikё) qё kishin folur kundёr Jugosllavisё.
  42. Po aty, fl. 2-4.
  43. Po aty, F. 14/OU, V. 1947, D. 39, fl. 37. Procesverbal, dorёshkrime dhe daktilografime me ndryshime tё pjesshme tё mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, mё datё 6 dhjetor 1947, ku u diskutua mbi situatёn e krijuar nё lidhje me marrёdhёniet me Jugosllavinё si dhe pёr qёndrimin antijugosllav tё Nako Spirut.
  44. AQSH, F. 14/OU, V. 1947, D. 40, fl. 11. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike i datёs 7 dhjetor 1947.
  45. Po aty. Pjesё nga fjala e Enver Hoxhёs nё kёtё mbledhje: "Savo [Zllatiçi] shtroi njё e nga njё pikat qё mendon K.C. i PKJ-sё. 1) Afrimi dhe bashkёpunimi i ngushtё qё tё mbёrrijmё nё njё vёllazёrim dhe bashkim midis tё dy popujve dhe me tё tjerё popuj si me popullin bullgar. 2) Duke e parё kёshtu bashkёpunimin me njё politikё tё brendshme dhe tё tillё do tё jemi edhe nё politikёn e jashtme tё njё mendimi, tё fortё dhe tё lidhur kundёr imperialistёve dhe nxitёsve tё luftёs. Gjithё qёndrimi ynё jashtё duhet tё karakterizohet nga njё qёndrim i tillё".
  46. Po aty, fl. 14; Plani pёr bashkimin ndёrmjet dy vendeve konfirmohet edhe nga studiuesi serb Vladimir Unkovski-Korica nё studimin e tij. Pёr mё tepёr shih: Vladimir Unkovski-Korica, The economic struggle for power in Tito's Yugoslavia; from World War II to Non-Alignment (London: I.B. Tauris, 2016), 32; "Plani i parё pesёvjeçar nё fakt parashikonte bashkimin rajonal me Shqipёrinё, por jo me Bullgarinё qё binte ndesh me preferencat sovjetike". Lidhur me planin e parё pesёvjeçar tё Jugosllavisё, shih origjinalin nё frёngjisht dёrguar nga Beogradi qeverisё shqiptare nё vitin 1947 nё AQSH, F. 14/Strukturat (mё tej: Str.), V. 1947, D. 330/1, fl. 55-147. "Ligj mbi planin pesёvjeçar tё rimёkёmbjes dhe tё zhvillimit tё ekonomisё kombёtare tё BS pёr vitet 1946-1950 dhe projektplani pesёvjeçar i zhvillimit tё ekonomisё popullore tё Republikёs Federative Popullore tё Jugosllavisё pёr vitet 1947-1951".
  47. Po aty, fl. 15.
  48. AQSH, F. 14/OU, V. 1947, D. 42, fl. 1. Procesverbal i mbledhjes sё Byrosё Politike tё KQ tё PKSH-sё, mё datё 10 dhjetor 1947, nё tё cilёn jepen orientime pёr pёrgatitjen e planit tё vitit 1948 mbёshtetur me ato tё Jugosllavisё si dhe u rikritikua fryma e shkёputjes nga Jugosllavia qё kishte nxitur Nako Spiru nё lidhje me pёrgatitjen e planit pesёvjeçar.
  49. Po aty, fl. 1, 9.
  50. Po aty, F. 506/Banka e Shtetit Shqiptar (mё tej: BSHSH), V. 1947, D. 86, fl. 2, 5/1, 5. Dёrgim mallrash nga Jugosllavia pёr pёrdorim tё brendshёm nё Shqipёri.
  51. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 113, fl. 1. Transferim kapitali nga Shqipёria nё Jugosllavi.
  52. Po aty, F. 506/BSHSH, V. 1947, D. 89, fl. 1. Caktimi i kursit tё kёmbimit me lek/levё bullgare; 1 lek=5.70 leva, 1 dollar $=450 leva, 16 tetor 1947.
  53. Richard West, Tito and the rise and fall of Yugoslavia (London: Faber and Faber, 1996), 226.
  54. Po aty.
  55. AQSH, F 14/OU, V. 1948, D. 52, fl. 1. Raport mbi bisedimet e kryera nga delegacioni i lartё qeveritar nё Sofje dhe Beograd.
  56. Po aty.
  57. Po aty.
  58. Po aty.
  59. Po aty, fl. 97.
  60. Po aty, fl. 100.
  61. Po aty, fl. 102. Pjesё nga diskutimi i Shules [Kristo Themelkos]: "Kur erdhёm nё Tiranё dhe shkuam nё Jugosllavi pёr tё vizituar frontin e luftёs, atje pashё se si vrisnin dhe i vrisnin haptazi dhe jo fshehur si ne, bile njё anёtar tё shtabit tё Mihajlloviçit e vranё nё mes tё popullit pa bёrё gjyqin fare… Mёnyra sesi vepronin nё Jugosllavi ish ndryshe nga e jona dhe kjo nuk mё pёlqeu qё ne keshёm ndaluar vrasjet e rekuizimet. Kjo gjendje mё bёri tё mos mbaj mendimin e Beratit, duheshte tё kishim vrarё".
  62. Po aty, fl. 118. Pjesё nga fjala e Hysni Kapos: "Tё mbajmё lidhje tё ngushta me P. J. tё dёgjojmё kёshillat e saj, tё mos ndahemi as njё qime nga ajo dhe tё ecim nё rrugёn e drejtё sipas kёshillave tё saj ashtu si ajo na ndihmoi qё nё fillim tё formimit tё Partisё gjatё luftёs, dhe na jep çdo ndihmё dhe sot".
  63. Po aty, fl. 204.
  64. Po aty, fl. 213.
  65. Po aty, fl. 221. Mbledhja e Byrosё Politike e datёs 1 janar 1948.
  66. Po aty.
  67. AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 53, fl. 287. Dosja 53 ёshtё vijim i dosjes 52.
  68. Po aty, fl. 287-288.
  69. Po aty, fl. 291.
  70. Po aty.
  71. Po aty, fl. 293.
  72. Po aty.
  73. Po aty. Pjesё nga diskutimi i Enver Hoxhёs nё mbledhjen e Byrosё, tё datёs 5 janar 1948: "Koçi e shifte kёtё mё realisht, shumё mё drejt se unё, por unё nuk pёrfitova".
  74. Po aty, fl. 298.
  75. Po aty, fl. 392.
  76. Po aty, fl. 394.
  77. Po aty, fl. 396. Diskutimi i Koçi Xoxes nё mbledhjen e Byrosё tё datёs 22 janar 1948.
  78. Po aty.
  79. Po aty. Pjesё nga fjala e Koçi Xoxes: "Ky bashkёpunim ёshtё nё lidhje tё ngushtё edhe me Partinё, dhe kёtu do tё shtrohet me marrё eksperiencё nё instruktorё, me kёshilltarё. Nё momentin e sotёm kёshtu duhet ta pёrcaktojmё bashkёpunimin, qё marrёdhёniet ekonomike, kulturale ushtarake etj., tё na çojnё si dy popuj drejt bashkimit, drejt socializmit; pёrsa i pёrket formёs shtet federal ose tjetёr, kjo ёshtё njё çёshtje tjetёr, kjo ёshtё e Stalinit, e Kampit anti imperialist".
  80. Po aty.
  81. Po aty.
  82. Po aty.
  83. Po aty, fl. 397.
  84. Po aty.
  85.  Pas njё dileme dhe refleksioni personal vendosa tё mos ta bёj tё ditur emrin e personit qё ka marrё kёtё dosje dhe fletёt e sipёrcituara atёherё, pasi bёhet fjalё pёr njё nga figurat mё tё dukshme tё historiografisё shqiptare nё vitet '70-'80-'90. Do ta quaj thjesht personi "X".
  86. Po aty, fl. pa numёr, Tiranё, 3 korrik 1981.
  87. AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 42, fl. 1. Material pёrmbledhёs i çёshtjeve tё analizuara nё mbledhjet e Byrosё Politike, në janar të vitit 1948 si dhe procesverbali i mbledhjes sё Plenumit VIII mbajtur nё datat 26 shkurt-8 mars 1948.
  88. Po aty.
  89. Po aty. Pjesё nga raporti pёrmbledhёs i mbledhjes sё Byrosё Politike: "Pa njё analizё tё tillё e cila ёshtё e vetmja analizё e plotё qё ka bёrё Partia jonё, nuk mund tё kuptohet mirё puna armiqёsore e Nako Spiros dhe e klikёs sё tij, sepse ajo nuk mund tё shkёputet nga puna e vjetёr e fraksionistёve dhe deviatorёve tё Partisё [Anastas] Lulua, Xhepi [Sadik Premtja], Liri Gega, Ymer Dishnica, Sejfulla Malёshova. Pёrkundrazi fraksioni i Nako Spiros ёshtё vazhdimi i tyre, vetёm dallohet nga tё tjerёt se ka qenё mё i rrezikshёm nё tё gjitha pikёpamjet pёr Partinё tonё; ёshtё lufta e vazhdueshme e Partisё t'onё, kundёr elementit mikroborgjez, armikut tё klasёs qё ka pёr qёllim tё futet e ta marrё nё dorё Partinё pёr t'ia dorёzuar armikut ose pёr ta shkatёrruar nga brenda. Partia ka patur vijё tё drejtё".
  90. Po aty. "Partia Jugosllave lojti njё rol me rёndёsi dhe ushtroi njё influencё tё madhe nё formimin e Partisё s'onё. Grupet komuniste kishin ndjerё dhe kёrkonin tek ajo t'u thoshte fjalёn e saj dhe t'u tregonte rrugёn sesi duhej vepruar, sepse ajo ishte njё Parti e fortё me eksperiencё dhe qё po korrte suksese nё luftёn e saj".
  91. Po aty, fl. 2.
  92. Po aty, fl. 5.
  93. Po aty, fl. 6.
  94. Po aty. "Puna e Nako Spiros, ёshtё njё punё prej armiku, njё punё anti-parti, njё fraksion mbrenda nё Parti pёr tё marrё Partinё nё dorё dhe pёr t'ia dorёzuar armikut. Kjo punё e tij armiqёsore drejtohej kundёr interesave tё popullit, pёr tё shkatёrruar pozitat e fituara gjatё luftёs, pёr tё futur vendin nё njё qorrsokak, duke pёrgatitur kёtu terrenin armikut".
  95. Po aty, fl. 7.
  96. Po aty, fl. 8.
  97. Po aty, fl. 10.
  98. Po aty, fl. 11. "Nё lidhje me zgjidhjen e problemit t'onё ekonomik, me zhvillimin e ekonomisё t'onё popullore, Partia kishte caktuar kjartё vijёn e saj, ekonomia jonё do tё zhvillohej dhe do tё pёrparonte vetёm me mbёshtetjen e ekonomisё sё RPFJ duke ndjekur rrugёn e koordinimit tё planit. Pёrgjegjёsinё qё Partia i kish caktuar Nako Spiros, pёr drejtimin e ekonomisё sё Shtetit ai e shfrytёzoi nё dёm tё Partisё dhe tё popullit. Nako Spirua pёrgatiti njё plan pesёvjeçar krejt nё kundёrshtim me koordinimin e planeve me Jugosllavinё. Ai bёri njё projekt plan ireal dhe autarkik, nё frymёn e "indipendencёs", qё synonte tё merrte sa mё shumё nga Jugosllavia dhe tё mos jepte po tё qe e mundur asgjё. Bёri njё plan tё fryrё, qё i premtonte hёnzёn popullit (ngritja e nivelit tё masave nё maksimum) dhe qё kishte pёr qёllim tё shkaktonte demoralizim dhe demobilizim nё masa dhe nё parti vetё dhe tё shpinte nё shkёputje me Jugosllavinё".
  99. Po aty, fl. 14. "Shokut Gogo i ka thёnё nё mbledhje tё Ministrave se ti je gёnjeshtar, pёr Shulen me qёllim qё ta nxirrte tё paaftё thoshte se Drejtoria Politike i bie legenit, ndёrsa ai tjetri (pёr Mehmetin) bёn kurset e dynjasё, nxjerr kuadro ushtarake dhe ka organizuar punёn si duhet. Pёr Petro Papin thosh se ёshtё mirё tё ruajё ndonjё depo, pёr jo pёr kuadro. Haki Toskёs i pёrsёriste gjithmonё: "ty kot tё kanё sjellё kёtu, tё tё dёrgojnё nga Delvina nё ndonjё qoshe, pёr atje bёn ti". Pёr tё luftuar shokun Pandi sa herё qё e sillte rasti tё flitej pёr Komisionin e Kontrollit, thoshte se atje s'bёhet gjё fare, se ne s'kemi Komision Kontrolli, etj.".
  100. Po aty, fl. 19.
  101. Po aty, fl. 21. Procesverbal i mbledhjes sё Plenumit VIII tё KQ tё PKSH-sё mbajtur nga data 26 shkurt deri mё 8 mars 1948.
  102. Po aty.
  103. Po aty.
  104. Po aty, fl. 23.
  105. Po aty, fl. 26.
  106. Po aty, fl. 30.
  107. Po aty.
  108. Po aty, fl. 31-58. Folёsit nё plenum sipas dokumentacionit tё hulumtuar ishin: Naxhie Dume, Nesti Nase, Manush Myftiu, Koçi Xoxe, Adil Ҫarçani, Petro Papi, Koço Titka, Enver Hoxha (disa herё), Beqir Balluku, Bajram Sinoymeri, Pёllumb Dishnica, Tahir Kadare, Sotir Kamberi, Bedri Spahiu, Rrahman Pёrllaku, Hysni Kapo, Tuk Jakova.
  109. Po aty, fl. 59.
  110. Po aty, fl. 72.
  111. Po aty, fl. 73.
  112. Po aty, fl. 77.
  113. Po aty, fl. 79. Pjesё nga fjala e Nesti Kerenxhit nё Plenumin VIII: "Pёr marrёdhёniet me Jugosllavinё: Kam qenё edhe unё atёherё me Komandantin i cili na tha qё nё tё ardhmen neve ndihmёn e Bashkimit Sovjetik do ta marrim nёpёrmjet Jugosllavisё. Neve kёsaj i kemi shkarё. U arrijtёn marrёdhёniet me Jugosllavinё. U pёrcaktua koordinimi i planeve por neve shkajtёm duke arrijtur tё thomё se neve mund tё bёjmё edhe pa Jugosllavinё. Kjo ёshtё çfaqur nё shoqёritё, nё lidhje me teknikёt jugosllavё, kёta nuk pyeteshin, nёnvleftёsoheshin, nuk pёrfilleshin, nuk kishte me ta marrёdhёnie miqёsore, nuk bashkёpunohej. Kёto i ka shfrytёzuar armiku. Nё Kuçovё bie fjala, ёshtё ngritur zotёsia e teknikёve italianё dhe ёshtё ulur vlera e jugosllavёve. Njё gjё e tillё ka dalё edhe mё e theksuar nё Selitё. Kjo shfrytёzohej nga armiku, i cili i mobilizonte punёtorёt kundёr shoqёrive. Kёto ngjisnin edhe nё aeroport, sepse atёherё çёshtja e monedhёs nuk shtrohej siç shtrohet sot. U krijua frika se na ikёn leku pёr nё Jugosllavi. Armiku nuk donte mё tepёr se kaq".
  114. AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 42/1, fl. 138-333. Procesverbal, dorёshkrim i mbledhjes sё Plenumit VIII tё KQ tё PKSH-sё.
  115. Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 43, fl. 30-44. Projektrezolucioni, rezolucioni si dhe procesverbali i mbledhjes sё Plenumit tё KQ tё PKSH-së, mё datё 27 mars 1948.
  116. Po aty, fl. 36.
  117. Po aty.
  118. Po aty, fl. 37-38. Pjesё nga rezolucioni i Plenumit VIII: "IV. Partia e jonё e shikon se lidhjet mё tё ngushta dhe bashkёpunimi i plotё me Jugosllavinё e Mareshallit Tito, janё rruga mё e shpejtё, mё e sigurtё dhe e natyrshme, qё krijon mundёsitё pёr ndёrtimin e socializmit nё vendin tonё. Partia e shikon se bashkimi ekonomik nё mes tё Shqipёrisё dhe Jugosllavisё dhe gjithё format e bashkёpunimit nё mes tyre, qё rrjedhin nga ky bashkim, pёrbёjnё hallkёn kryesore qё sot nё praktikё na sigurojnё kёtё rrugё. Armiqtё janё pёrpjekur dhe do tё pёrpiqen ta godasin kёtё vijё. Detyra e Partisё ёshtё tё godasё ashpёr kёta armiq dhe tё shtojё e tё forcojё bashkёpunimin sa mё tё ngushtё dhe vёllazёrimin sa mё tё shёndoshё me popujt e Jugosllavisё federative".
  119. Po aty, fl. pa numёr.
  120. AQSH, F. 14/OU, V. 1948, D. 46, fl. 10. Diskutime tё Mehmet Shehut me Koçi Xoxen nё celulёn e Ministrisё sё Komunikacionit, prill 1948.
  121. Po aty. Debati ndёrmjet Koçi Xoxes dhe Mehmet Shehut. "Unё titullin fraksionist nuk e pranoj…"; shih edhe fletёn 9 diskutimin me shkrim dore tё Mehmet Shehut.
  122. Po aty, F. 14/OU, V. 1948, D. 83, fl. 2. Vendim i Byrosё Politike, i datёs 4 maj 1948, pёr heqjen nga qarkullimi tё dy botimeve tё Mehmet Shehut "Kujtime nga lufta e Brigadёs sё Parё", "Lufta pёr çlirimin e Tiranёs".
  123. Po aty, fl. 10.

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>