Main Article Content

Abstrakti

Industrializimi si proces i ka kushtuar jashtëzakonisht shumё njerёzimit. Nё epokёn e Luftёs sё Ftohtё, Republika Popullore e Shqipёrisё, veçanёrisht nё gjysmёn e dytё tё viteve '60 deri nё gjysmёn e parё tё viteve '70 filloi njё proces tё ethshёm shpenzimesh marramendёse ekonomike pёr tё arritur industria-lizimin e vendit edhe pse nuk kishte patur asnjё lloj eksperience nё kёtё fushё. Artikulli i mёposhtёm pёrpiqet tё tregojё pёrpjekjet e ethshme tё shtetit komunist shqiptar pёr tё marrё sa mё shumё kredi dhe ndihma nga Republika Popullore e Kinёs nё mёnyrё qё tё arrihej brenda njё kohe tё shkurtёr procesi i industrializimit tё vendit. Artikulli ёshtё mbёshtetur nё metodologjinё kёrkimore-shkencore ku shumica e tё dhёnave i paraqiten pёr herё tё parё publikut tё interesuar pёr kёtё temё. Gjithashtu, ndёrthurja e dokumenteve arkivore me literaturёn ndёrkombёtare sjell njё qasje origjinale krahasuese tё subjektit shkencor tё paraqitur nё kёtё artikull. Artikulli shpjegon arsyet se pёrse Shqipёria e kishte tё pamundur tё industrializohej nё njё kohё kaq tё shkurtër, siç e kёrkonte udhёheqja komuniste shqiptare dhe nё fund jepen arsyet e dёshtimit industrial tё Shqipёrisё me gjithё kreditё dhe ndihmat kolosale tё ardhura nga Republika Popullore e Kinёs.

Article Details

How to Cite
Boriçi, Gjon. 2023. “Përpjekjet E Qeverisë Shqiptare për Të Arritur Industrializimin E Vendit Me Anë Të Veprave Të Fundit Madhore Nga Kina Në Shqipëri 1966-1973”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/bae8ts74.

How to Cite

Boriçi, Gjon. 2023. “Përpjekjet E Qeverisë Shqiptare për Të Arritur Industrializimin E Vendit Me Anë Të Veprave Të Fundit Madhore Nga Kina Në Shqipëri 1966-1973”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/bae8ts74.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 > >>