Main Article Content

Abstrakti

Për “Mbretin e shqiptarëve”, Ahmet Zogun, nuk është folur e shkruar pak. Por në shumë raste kur është përmendur, mandej edhe në artikuj e monografi që i kushtohen tërësisht atij, zakonisht vlerësohet maksimalisht ose akuzohet e denigrohet rëndë. Edhe në përpjekjet që janë bërë për ta portretizuar me realizëm, rëndom vërehet një pozicion i paracaktuar. Subjektivizmi nuk mungon as në biografinë e shkurtër të A. Zogut, të përgatitur në vitin 1935 nga përfaqësuesi britanik në Shqipëri, Hoxhson (Hodgson), për t’ia relatuar Forin Ofisit. Natyrisht, për një diplomat të karrierës si Hoxhsoni, tiparet e Mbretit të shqiptarëve janë skicuar jo vetëm në bazë të impresionove personale, por edhe duke gjykuar brenda kuadrit të linjave të përcaktuara të politikës britanike për kohën në Shqipëri, në Ballkan e më gjerë. Gjithsesi curriculumi që Hoxhsoni i bën A. Zogut, ka origjinalitet dhe meriton vëmendje. Ai ndihmon për të kompletuar pikëpamjet dhe vlerësimet e ndryshme rreth njërit prej personaliteteve më të spikatur të historisë sonë.

Article Details

How to Cite
Verli, Marenglen. 2025. “A. ZOGU SIPAS OPINIONIT TË PËRFAQËSUESIT BRITANIK NË SHQIPËRI, HOXHSON DHE POLITIKA E TIJ NDAJ SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI SIPAS DISA DOKUMENTEVE TË MP TË JASHTME TË SHQIPËRISË”. Studime Historike, no. 3-4 (July). https://doi.org/10.61773/ds119x25.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 5 6 > >>