Journal Description

Revista Studime Historike / Historical Studies është një revistë shkencore e specializuar në fushën e historisë, botuar e pandërprerë nga viti 1964 deri në ditët e sotme. Është vazhdimësi e Buletinit të Institutit të Studimeve (1947), Buletinit të Institutit të Shkencave (1948-1952), Buletinit të Shkencave Shoqërore (1952-1957), Buletinit të Universitetit Shtetëror të Tiranës - shkencave shoqërore. Nga viti 1964 deri në vitin 1972 Studime Historike u botua nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, dhe pas ndarjes së dy instituteve, nga viti 1973 nga Instituti i Historisë, fillimisht si pjesë e Akademisë së Shkencave dhe, nga viti 2008-2023, si pjesë e Qendrës/Akademisë së Studimeve Albanologjike. Nga fundi i vitit 2023, Instituti i Historisë është pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Redaksia e saj përbëhet nga studiues të afirmuar shqiptarë dhe të huaj, me botime të njohura në fushën e historisë. 


Revista Studime Historike botohet dy herë në vit nga Instituti i Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Revista pranon dhe shqyrton shkrime të pabotuara më parë në trajtën e artikujve dhe kontributeve të tjera shkencore që fokusohen në historinë e shqiptarëve në rajonin e Evropës Juglindore, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Greqia si dhe në vende të tjera të Evropës dhe të botës. Revista publikon artikuj që kryejnë kërkime shkencore mbi zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve nga periudha e mesjetës deri në fund të shek. XX. Të gjitha shkrimet e pranuara janë subjekt i një procesi të dyfishtë të rishikimit të jashtëm nga recenzentë të cilët nuk njohin autorin dhe ansajelltas. Për tu pranuar, artikujt shkencorë duhet të konsiderohen të botueshme nga bordi editorial dhe dy rishikues emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga redaksia e revistës. Artikujt mund të dërgohen në redaksinë e revistës në gjuhën shqipe ose anglisht, por ato publikohen në gjuhën shqipe me një përmbledhje në gjuhën angleze. Studime Historike është një revistë me akses të hapur. Ajo është e përfshirë në Crossref dhe Google Scholar. Autorët duhet të dërgojnë artikujt e tyre në adresën e postës elektronike të revistës [email protected] si dhe të ndjekin udhëzimet teknike për përgatitjen e tekstit dhe citimit sipas stilit të Çikagos si dhe parimeve etike të botimit të punimeve shkencore. Në të kundërt, artikulli nuk mund të pranohet nga redaksia e revistës Studime Historike.


ISSN: 0563-5799 (Printuar)


ISSN: 3005-8481 (Online)


Botuar nga : Instituti i Historisë, Shqipëri

Studime Historike
Volume , Number : 3-4
July 9, 2025
Current Issue

No. 2 (2023): Studime Historike

Published: October 14, 2025

DISA ASPEKTE TË STRUKTURËS ADMINISTRATIVE TË DURRËSIT SI BASHKËSI QYTETARE DHE NËN TOPIAJT

Eduard Shehi (1)
(1)
182

ROLI DIFERENCUES I RIVALITETEVE KISHTARE, KUNDËRVËNIEVE POLITIKE, TRANSFORMIMEVE ILUMINISTE DHE KUNDËRSULMEVE ORTODOKSE NË SHEKUJT XVII-XVIII

Albert Doja (1)
(1)
542

MBI ORIGJINËN SHQIPTARE TË PAPËS KLEMENTI XI - ALBANI

Alvin Saraçi (1)
(1)
137

LËVIZJA KOMBËTARE NË MANASTIR: KLUBI I MANASTIRIT

Nevila Mehmeti (1)
(1)
203

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA KOSOVA NË SHQIPËRI NË VITET 1930-1938

Ylli Hashani (1)
(1)
263

NJЁ VЁSHTRIM NЁ TERMA POLITIKO-EKONOMIKЁ NDЁRMJET SHQIPЁRISЁ DHE JUGOSLLAVISЁ NЁ PERIUDHЁN 1945-1949 (Pjesa e dytё, korrik 1947- mars 1948)

Gjon Boriçi (1)
(1)
274

TERRENI I NJË PARTNERITETI: MODELI SOCIALIST KINEZ DHE RRUGËTIMI EKONOMIK I SHQIPËRISË NË PERIUDHËN E HERSHME TË LUFTËS SË FTOHTË

Ylber Marku (1)
(1)
330

NGA PERIFERIA NË PERIFERI: SHPËRBËRJA E BASHKIMIT SOVJETIK DHE TRANZICIONI PERANDORAK NË SHQIPËRI E BALLKAN

Artan Hoxha (1)
(1)
200

FILANTROPIA ORTODOKSE DHE KONTRIBUTI I SAJ NË QYTETIN E KORÇËS (SHEK. XVIII-XIX)*

Vasiljano Buba (1)
(1)
237

INTERESAT E FUQIVE EUROPIANE DHE PERCEPTIMI I TYRE PËR SHQIPTARËT - PRELUDI I VENDIMEVE TË KONFERENCËS SË LONDRËS*

Marenglen Verli (1)
(1)
243
View All Issues