Journal Description

Revista Studime Historike / Historical Studies është një revistë shkencore e specializuar në fushën e historisë, botuar e pandërprerë nga viti 1964 deri në ditët e sotme. Është vazhdimësi e Buletinit të Institutit të Studimeve (1947), Buletinit të Institutit të Shkencave (1948-1952), Buletinit të Shkencave Shoqërore (1952-1957), Buletinit të Universitetit Shtetëror të Tiranës - shkencave shoqërore. Nga viti 1964 deri në vitin 1972 Studime Historike u botua nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, dhe pas ndarjes së dy instituteve, nga viti 1973 nga Instituti i Historisë, fillimisht si pjesë e Akademisë së Shkencave dhe, nga viti 2008-2023, si pjesë e Qendrës/Akademisë së Studimeve Albanologjike. Nga fundi i vitit 2023, Instituti i Historisë është pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Redaksia e saj përbëhet nga studiues të afirmuar shqiptarë dhe të huaj, me botime të njohura në fushën e historisë. 


Revista Studime Historike botohet dy herë në vit nga Instituti i Historisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Revista pranon dhe shqyrton shkrime të pabotuara më parë në trajtën e artikujve dhe kontributeve të tjera shkencore që fokusohen në historinë e shqiptarëve në rajonin e Evropës Juglindore, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Greqia si dhe në vende të tjera të Evropës dhe të botës. Revista publikon artikuj që kryejnë kërkime shkencore mbi zhvillimet politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe intelektuale të shqiptarëve nga periudha e mesjetës deri në fund të shek. XX. Të gjitha shkrimet e pranuara janë subjekt i një procesi të dyfishtë të rishikimit të jashtëm nga recenzentë të cilët nuk njohin autorin dhe ansajelltas. Për tu pranuar, artikujt shkencorë duhet të konsiderohen të botueshme nga bordi editorial dhe dy rishikues emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur nga redaksia e revistës. Artikujt mund të dërgohen në redaksinë e revistës në gjuhën shqipe ose anglisht, por ato publikohen në gjuhën shqipe me një përmbledhje në gjuhën angleze. Studime Historike është një revistë me akses të hapur. Ajo është e përfshirë në Crossref dhe Google Scholar. Autorët duhet të dërgojnë artikujt e tyre në adresën e postës elektronike të revistës [email protected] si dhe të ndjekin udhëzimet teknike për përgatitjen e tekstit dhe citimit sipas stilit të Çikagos si dhe parimeve etike të botimit të punimeve shkencore. Në të kundërt, artikulli nuk mund të pranohet nga redaksia e revistës Studime Historike.


ISSN: 0563-5799 (Printuar)


ISSN: 3005-8481 (Online)


Botuar nga : Instituti i Historisë, Shqipëri

Studime Historike
Volume , Number : 3-4
July 9, 2025
Current Issue

Vol. 1 No. 1 (2026): Studime Historike

Published: June 30, 2026

DYNDJET E POPUJVE “BARBARË” NË ILIRI GJATË SHEK. IV-VII

edmond Malaj (1)
(1)
0

ARMANËT E SHASIT (SHEK. XV-XVI)

Pëllumb Xhufi (1)
(1)
0

ISLAMIZIMI NË SANXHAKUN E ELBASANIT GJATË GJYSMËS SË PARË TË SHEK. XVI

Eduart Caka (1)
(1)
0

ORIGJINA SHQIPTARE, JETA DHE VEPRA E KARL GEGËS

Alvin Saraçi (1)
(1)
0

LINDJA DHE ZHVILLIMI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR (SHEK. XIX DERI NË VITET 1920)

Romeo Gurakuqi (1)
(1)
0

KONFLIKTI I SHQIPTARËVE ME XHONTURQIT PËR ÇËSHTJEN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE (shtator 1909 – dhjetor 1910)

Hasan Bello (1)
(1)
0

REGJIMET E PUSHTIMIT DHE SHOQËRITË LOKALE: NJË QASJE SOCIO-POLITIKE MBI KRAHINËN AUTONOME TË KORÇËS

Ledia Dushku (1)
(1)
0

KOMISIONI LIGJPËRGATITËS DHE VEPRIMTARIA “TJETËR” E TIJ NË PERIUDHËN 1926 – 1929

Erind MERKURI (1)
(1)
0

ZHVILLIMI DEMOGRAFIK NË SHQIPËRI NË GJYSMËN E PARË TË SHEK. XX*

Gentiana Kera (1)
(1)
0

DOSJA E ARIT SHQIPTAR: NGA KONFLIKTI IDEOLOGJIK TE ZGJIDHJA NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT

Afrim Krasniqi (1)
(1)
0

REFORMA PA TRANSFORMIM: DINAMIKA TË PUSHTETIT POLITIK NË SHQIPËRINË E VITEVE 1953-1956

Sonila Boçi (1)
(1)
0

DY FJALË PËR PROF. DR. RAMIZ ABDYLIN (10 nëntor 1944 – 22 shkurt 2026)

Marenglen Verli (1), Muhamet Shatri (2)
(1) ,
(2)
0
View All Issues