Main Article Content

Abstrakti

Ky artikull trajton procesin historik të shfaqjes dhe zhvillimit të nacionalizmit shqiptar, duke e vendosur atë në kuadrin e debateve teorike mbi kombin dhe nacionalizmin. Analiza mbështetet në disa qasje të rëndësishme teorike: theksin e Ernest Gellner-it mbi arsimin dhe modernizimin; rolin e nukleve të Kulturës së Lartë dhe diasporës patriotike në formësim dhe njëjtësim; dallimin e John Plamenatz-it ndërmjet nacionalizmave “perëndimorë” dhe “lindorë”; si dhe interpretimin e Adrian Hastings-it mbi rrënjët kulturore kristiane të nacionalizmit. Në këtë kornizë, rasti shqiptar paraqitet si një shembull i vonuar dhe kompleks i formimit kombëtar, si pasojë e prapambetjes ekzistuese në periferinë lindore të Perandorisë Osmane. Studiuesja Nathalie Clayer ka vënë në dukje pengesat strukturore me të cilat u përball nacionalizmi shqiptar: prapambetjen ekonomike, komunikimet e dobëta, analfabetizmin masiv dhe mungesën e një aparati shtetëror. Ndërkohë, Lea Ypi thekson ndërthurjen dialektike mes idealeve iluministe të sovranitetit dhe shekullarizmit, nga njëra anë, dhe rrymave romantike europiane të shek. XIX, nga ana tjetër, në formësimin e nacionalizmit shqiptar. Shoqëria shqiptare e kohës, e mbështetur mbi një strukturë agrare dhe fisnore dhe e karakterizuar nga një diversitet i theksuar fetar (islam, ortodoksi, katolicizëm), u bë një pengesë e madhe për përhapjen e njësuar të vetëdijes kombëtare. Për më tepër, ndalimi nga autoritetet osmane i shkollimit në gjuhën shqipe dhe i përdorimit të alfabetit latin e shtyu më tej procesin e ndërtimit kombëtar dhe të shkollës kombëtare. Si pasojë, vetëdija kombëtare u konsolidua fillimisht në rrethet intelektuale dhe në diasporën patriotike, të mbështetura nga kleri katolik dhe protektoratet austro-hungareze, përpara se të depërtonte në shtresat më të gjera të popullsisë.


Shpallja e Pavarësisë në vitin 1912 solli atë që studiuesit e kanë quajtur “sovranitet negativ”: çlirimin nga sundimi osman pa ndërtimin e institucioneve shtetërore funksionale, të shtrira në të gjithë territorin dhe të njohura ndërkombëtarisht. Në një masë të madhe dhe në planin ndërkombëtar, sovraniteti u rikuperua gjatë Principatës së Shqipërisë, por kohëzgjatja ishte e reduktuar si në kohë, ashtu edhe në hapësirë. Kundërshtimi i brendshëm nga grupimet proosmane dhe esadiste, i shoqëruar me ndërhyrjet e shteteve fqinje, çoi në rrëzimin e shtetit të brishtë shqiptar në vitin 1914. Megjithatë, rasti shqiptar tregon se nacionalizmi mund të zhvillohet edhe në kushte të pafavorshme, duke u mbështetur te ringjallja kulturore, veprimtaria intelektuale dhe diplomacia ndërkombëtare. Ringritja e tij mori sërish hov gjatë viteve 1916-1918, në zonën austro-hungareze të kontrollit ushtarak dhe, paradoksalisht, edhe në zonat italiane dhe franceze. Megjithatë, ripërtëritja e plotë dhe konsolidimi i tij u arritën vetëm gjatë viteve ’20, në kuadrin e një shteti laik modern dhe të balancuar krahinarisht.

Fjalëkyçet

he Albanian National Awakening, enlightenment and secularism, religious diversity, agrarian and tribal society, illiteracy and education, “negative sovereignty”, “positive sovereignty”, the formation of national identity. Rilindja Kombëtare Shqiptare, iluminizmi dhe shekullarizmi, diversiteti fetar, shoqëria agrare dhe fisnore, “sovranitet negativ”, “sovranitet pozitiv”, identiteti kombëtar, diaspora patriotike, kultura e lartë nacionaliste.

Article Details

How to Cite
Gurakuqi, Romeo. 2026. “LINDJA DHE ZHVILLIMI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR (SHEK. XIX DERI NË VITET 1920)”. Studime Historike 1 (1). https://doi.org/10.61773/4etadw68.

How to Cite

Gurakuqi, Romeo. 2026. “LINDJA DHE ZHVILLIMI I NACIONALIZMIT SHQIPTAR (SHEK. XIX DERI NË VITET 1920)”. Studime Historike 1 (1). https://doi.org/10.61773/4etadw68.

Share

References

  1. 1 Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar. Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Europë (Tiranë: Përpjekja, 2009), 636.
  2. 2 Vepra më e plotë mbi nacionalizmin shqiptar është: Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924, e autorit Sali Kadria (Tiranë: Botimet albanologjike, 2020). Tezat e paraqitura nga autori i këtij artikulli janë produkt i një pune të gjatë kërkimore dhe studimore, të mishëruara në monografitë e tij: Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914 (Tiranë: UET Press, 2011); Shqipëria 1911-1914 (Tiranë: UET Press, 2012); Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore, 1918-1921 (Tiranë: UET Press, 2013); The Versailles Order and making Albania 1918-1926 (forthcoming 2026); Shqipëria në Luftën e Madhe, 1914-1918 (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026).
  3. 3 Lea Ypi, “The Albanian Renaissance in Political Thought: Between the Enlightenment and Romanticism,” East European Politics and Societies, Vol 21, Issue 4 (Nov. 2007): 662.
  4. 4 Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, 636.
  5. 5 Maria Todorova, Imaging the Balkans (Oxford: Oxford University Press, 1997), 167.
  6. 6 Todorova, Imaging the Balkans, 185.
  7. 7 Në vitin 1332, Guillaume Adam (Guillelmus Adam), në librin e tij “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E
  8. DETIT], shkruan: “Edhe pse shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, ata megjithatë, kanë në përdorim alfabetin latin edhe në të gjitha librat e tyre” “Et licet Albanenses aliam omnino linguam a Latina habent et diversam, tamen literam Latinam habent in usu et in omnibus suis libris” “Directorium ad Faciendum Passagium Transmarinum,” II in: The American Historical Review, Vol. 13 (1907): 97. Guillaume Adam ka qenë frat dominikan, argjipeshkëv i Tivarit, ku edhe ka vdekur, ndoshta në vitin 1348. Adam-i konsiderohet si autori i veprës së cilës i jemi referuar, por mes studiuesve ekzistojnë ende pikëpyetje.
  9. 8 Ferdinando Salleo, Shqipëria: Gjashtë muaj mbretëri (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000), 24-25.
  10. 9 Todorova, Imaging the Balkans, 176-177.
  11. 10 Ypi, The Albanian Renaissance in Political Thought, 662.
  12. 11 Salleo, Shqipëria: Gjashtë muaj mbretëri, 28.
  13. 12 Barbara Jelavich, History of Balkans, Twentieth Century, volume 2 (Cambridge: Cambridge University Press, first publication 1983, reprinted in 1999), 104.
  14. 13 Todorova, Imaging the Balkans, 170.
  15. 14 Po aty, 176.
  16. 15 Ernest Gellner, Nations and Nationalism, Second Edition (Oxford: Blackwell Publishing, 2006), XIVI, “Introduction”, dhe në 62-84, 85-105. Bazuar në një periodizim të E. H. Carr-it, në veprën e tij, Nationalism and After (London: Macmillan & Co. LTD, 1945), 2-37), që e ndante lindjen dhe zhvillimin e nacionalizmit në katër faza: 1. Europa pas paqes së vitit 1815; 2. ngritja e irredentizmit, që fillon me Lëvizjen për pavarësinë e Greqisë; 3. epoka e Versajës/Wilson-it, në të cilën u ndërtuan shumë shtete-kombe të reja; 4. epoka e pastrimeve etnike në fund të viteve 1930 dhe përgjatë viteve 1940; si dhe 5. epoka e pestë, e cila, sipas Gellner-it, njihet si epoka e “zbutjes” (attenuation), pasi rritja e pasurisë do të ndikonte në zvogëlimin e pasioneve nacionaliste.
  17. 16 Edward Carr, Nationalism and After (London, Macmillan & Co. LTD, 1945), 1.
  18. 17 E. J. Hobsbawm, Nations and Nationalism since 1780. Programme, Myth, Reality (Cambridge: Cambridge University Press, 1997), 53.
  19. 18 Po aty, 54.
  20. 19 Elie Kedyrie, Nationalism, fourth edition (Oxford: Blackwell, 1993), 56-86.
  21. 20 Gellner, Nations and Nationalism, “Introduction”, by John Breuilly, XXI.
  22. 21 Hobsbawm, Nations and Nationalism since 1780, 70.
  23. 22 Po aty, 115.
  24. 23 Gellner, Nations and Nationalism, 85-105.
  25. 24 Alfabeti i Gjuhës Shqipe dhe Kongresi i Manastirit (Studime, materiale, dokumente), editorë: A. Buda, M. Domi, S. Pollo, K. Prifti, M. Samara (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1972), 397. Raport i konsullit Bilinski, Janinë, 5 shkurt 1912.
  26. 25 Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, 639.
  27. 26 Todorova, Imaging the Balkans, 177.
  28. 27 Harry G. Gelber, Sovereignty Through Interdependence (London-The Hague-Boston: Kluwer Law International, 1997), 102-103.
  29. 28 Adrian Hastings, The Construction of Nationhood, Ethnicity, Religion and Nationalism, sixth publication (Cambridge: Cambridge University Press, 2006), 173.
  30. 29 Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, 643-644.
  31. 30 Hastings, The Construction of Nationhood, 185-186.
  32. 31 Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, 640.
  33. 32 Hobsbawm, Nations and Nationalism since 1780, 53.
  34. 33 Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, 641.
  35. 34 Ypi, The Albanian Renaissance in Political Thought, 278.
  36. 35 Hastings, The Construction of Nationhood, 171-172.
  37. 36 Gellner, Nations and Nationalism, 85-105.
  38. 37 Po aty, 85.
  39. 38 Po aty, 87 (Gellner-i këtu përdor një shprehje të Karl Marksit).
  40. 39 Po aty, 91.
  41. 40 Po aty, 92.
  42. 41 John Plamenatz, “Two Types of Nationalism,” in: Nationalism, The nature and evolution of an idea, Eugene Kamenka (ed.) (Canberra: Australian National University Press, 1973), 23-36.
  43. 42 Po aty, 23- 29; Gellner, Nations and Nationalism, 96.
  44. 43 Plamenatz, “Two Types of Nationalism”, 30, 31, 33-34; Gellner, Nations and Nationalism, 97.
  45. 44 Shih: Robert Elsie, A biographical Dictionary of Albanian History (London-New York: I.B. Tauris in association with The Center of Albanian Studies, 2013), 30-31, 44, 56, 66-67, 299-300; Odette Marquet, Pjetër Bogdani. Letra dhe dokumente (Shkodër: At Gjergj Fishta, 1997), 9-26; Historia e Shqipërisë, vëll. I, grup autorësh: Aleks Buda, Frano Prendi, Hasan Ceka, Injac Zamputi, Kristo Frashëri, Selim Islami, Skënder Anamali, Stavri Naçi, Stefanaq Pollo, Zija Shkodra (Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1959), 324- 327, 364-365, 373-384.
  46. 45 Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 1984), 75.
  47. 46 Po aty, 74.
  48. 47 Shih për këtë: Camillo Libardi, Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu (Tiranë: Naimi, 2012). Shih gjithashtu: The National Archives (TNA), London (më tej: TNA), Foreign Office (FO) 371/11209, C 13324/925/90, Mr William Seeds to Sir Austen Chamberlain, Durazzo, 6 December 1926; C 13324/925/90, Sir Austen Chamberlain to Mr William Seeds, Durazzo, 27 December 1926; TNA FO 371/12070, C 2585/2585/90, Annual Report, 1926, Mr William Seeds to Sir Austen Chamberlain, Durazzo, 7 March 1927, pp. 10-12; C 2581/2591, Sir Odo Russell to Holly See, Alleged persecution of Roman Catholics in Albania, 18 March 1927, pp. 28-30; C 3525/2591/90, Execution of Catholic priest at Scutari, Mr William Seeds to Sir Austen Chamberlain, Durazzo, 8 April 1927, pp. 31-33; TNA FO 371/12069, C 7573/946/90, Mr. Leeper to Sir Austen Chamberlain, Durazzo, 29 August 1927.