Main Article Content
Abstrakti
Artikulli jep një pasqyrë të plotë të veprimtarisë shkencore në shumë fusha kërkimore dhe një bazë të dhënash të rëndësishme të burimeve njerëzore të Shqipërisë së viteve 1940-1944. Meqenëse pjesa më e madhe e elitës shkencore të Shqipërisë, përfshirë anëtarët e këtij Instituti, u largua nga vendi me dhunë, ose u ekzekutua, u burgos dhe u internua, lexuesi ka mundësinë të kuptojë fshirjen e plotë të një brezi intelektual dhe qytetar të Shqipërisë, si dhe ndryshimin e elitave që “lulëzuan” në mënyrë dramatike në vend pas 29 nëntorit 1944. Duke krahasuar brezin që autori po u jep lexuesve dhe atë që vjen më pas, mund të kuptohet rënia e gjithanshme e veprimtarisë arsimore, shkencore dhe botuese në vend në periudhën në vijim të pasluftës deri në përfundimin e Luftës së Ftohtë.