Main Article Content

Abstract

Një ndër qytetet e vjetra mesjetare që ndodhen në afërsi të Shkodrës
është qyteti i vogël Baleci, i hasur nëpër dokumente edhe me emrat
Balecium, Baleç, Balezo
ose Baleço Ballegio,
Ballesio, Baleçio
dhe që
kohën e lulëzimit të tij
duhet ta ketë pasur në
shek. XIV. Mbi këtë
qytet hasim disa të dhëna
tek Ippeni, Farlati, Jireçeku,
Shuflaj, Schmitt etj.
Burimi i parë mesjetar
ku haset emri i qytetit
është shkrimi i Presbiterit
Diocleas rreth viteve
1200, por forma e
emrit aty është e prishur,
duke e shënuar si “iupa Barizi”, d.m.th. “Zhupa e Balecit”, i cili e
rendit Balecin në dhjetë zhupat që i përkisnin krahinës së Zetës. Përveç
Balecit (Barizi) në këtë dhjetëshe gjejmë edhe zhupat e Koplikut (Kupêlnik) dhe të Oblikës (Obliquus), tek të cilat haset emri i qytetit.
Ajo çfarë shkruhet në veprat e këtyre autorëve është shumë e pakët, në të
shumtën e rasteve nuk e arrin as edhe një faqe libri, dhe të gjithë
pothuajse përsërisin të njëjtat të dhëna, me përjashtim të ndonjë detaji të
vogël.

Article Details

How to Cite

How to Cite

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 > >>