Main Article Content

Abstrakti

Lezha shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë midis ultësirës së
Shkodrës dhe Bregut të Mates. Vendndodhja e saj midis kryeqytetit të
vendit, Tiranës (rreth 55 km larg) dhe qytetit më të madh verior,
Shkodrës (rreth 35 km larg) e bëjnë atë sot një qendër të rëndësishme
transite. Qyteti, i cili në pamje të parë duket i ri, është shumë i lashtë,
madje edhe në periudhat
prehistorike janë gjetur
gjurmë banimi. Në Antikitet,
Lezhën e quanin Lissos në
periudhën helene, dhe Lissus
në periudhën romake.
Sipër këtij qyteti qëndron
kështjella, e cila ngrihet
mbi një kodër shkëmbore të
lartë 200 m me formë
katërkëndëshe. Kjo kështjellë
është shumë e vjetër. Lezha
pra, është një ndër qytetet më
të lashta të trojeve shqiptare
që ka mbijetuar dhe ka vazhdimësi deri në ditët tona. Nën të, pranë lumit
Drin fillon e shtrihet qyteti, i cili sot është zmadhuar me lagje të reja dhe i
ka kaluar shumë përmasat që ka pasur në gjysmën e shek. XX. Kjo
shtrirje e qytetit ka ndodhur shumë shpejt sidomos në 30 vjetët e fundit.
Në këtë artikull do të bëhet fjalë për historinë e qytetit në Antikitet
dhe do të përdoret kryesisht emri “Lisos”, për periudhën helene, dhe
“Lisus” për periudhën romake. Për këto jam bazuar qoftë në të dhëna që
munda të gjej tek autorë të ndryshëm, si të huaj ashtu edhe vendas, qoftë
në punime arkeologjike, të cilat e plotësojnë kuadrin historik. Autorët,
tek veprat e të cilëve përmendet Lezha, janë të shumtë por më poshtë po
përmend vetëm disa prej tyre.

Article Details

How to Cite
Malaj, Edmond. 2024. “LEZHA GJATË PERIUDHËS SË ANTIKITETIT”. Studime Historike, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/4074jg16.

How to Cite

Malaj, Edmond. 2024. “LEZHA GJATË PERIUDHËS SË ANTIKITETIT”. Studime Historike, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/4074jg16.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 > >>