Main Article Content

Abstrakti

Familjet fisnike raguzane me origjinë nga trojet shqiptare janë të shumta. Shqiptarët në Republikën e Raguzës, brenda qytetit dhe në zonat përreth tij filluan të vendoseshin që në shek. VI, për shkak se në vendin e tyre pati shkatërrime të shkaktuara kryesisht nga dyndja e sllavëve por edhe e popullsive të tjera. Më vonë, një valë tjetër pati edhe në fillimin e shek. XII, dhe pastaj duke vazhduar edhe me ardhje të tjera sidomos në shek. XIV dhe XV, të shkaktuara këto të fundit edhe nga pushtimet osmane. Si rrjedhim dalim në konkluzionin që me origjinë shqiptare, qoftë të hershme, qoftë më të vonshme, duhet të jenë një numër i madh familjesh. Sipas studiueses Irmgard Mahnken ato përbënin pothuajse 15% të shtëpive fisnike (nobiles) të Republikës së Raguzës. Pra, roli i shqiptarëve në zhvillimin dhe përparimin e kësaj republike është i padiskutueshëm.

Article Details

How to Cite
Malaj, Edmond. 2023. “NË GJURMË TË FAMILJEVE FISNIKE RAGUZANE ME ORIGJINË NGA TROJET SHQIPTARE”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/vkzs2h15.

How to Cite

Malaj, Edmond. 2023. “NË GJURMË TË FAMILJEVE FISNIKE RAGUZANE ME ORIGJINË NGA TROJET SHQIPTARE”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/vkzs2h15.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 > >>