Main Article Content

Abstrakti

Dikur, Drishti një qytet i lulëzuar, një ipeshkvi që njihej që në shek.IX, me katedrale, shkolla dhe me një jetë dhe kulturë urbane mjaft të zhvilluar për kohën, është sot vetëm një grup shtëpish gjysmë të braktisura (bëhet fjalë këtu për Drishtin e Vjetër). Pushtimi osman, si shumë qyteteve të tjera mesjetare shqiptare i dha edhe Drishtit “goditjen për vdekje”, duke bërë kështu, që ai të shuhej dhe të kthehej në një gërmadhë të zezë, të cilën sot kur e sheh të zë trishtimi. Qëllimi i këtij artikulli është përpjekja për të dhënë në mënyrë modeste disa informacione nga identiteti që pati Drishti gjatë Mesjetës, duke u mbështetur në disa burime shkencore dhe arkivale, që munda t’i gjej gjatë kërkimeve që bëra në lidhje me historinë e këtij qyteti. Duhet të shtoj këtu që informacionet që ofrojnë enciklopeditë dhe studimet historike rreth kësaj qendre janë shumë të pakta (për mos të thënë të mjerueshme) dhe duket sikur shteti shqiptar qoftë gjatë kohës së diktaturës komuniste, qoftë gjatë kohës së sotme nuk ka bërë asnjë gërmim arkeologjik për të nxjerrë sadopak në pah aspekte nga ekzistenca mesjetare e kësaj qendre.

Article Details

How to Cite
Malaj, Edmond. 2025. “DRISHTI NË MESJETË”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/4g999m72.

How to Cite

Malaj, Edmond. 2025. “DRISHTI NË MESJETË”. Studime Historike, no. 1-2 (July). https://doi.org/10.61773/4g999m72.

Share

Most read articles by the same author(s)

1 2 3 4 > >>