Main Article Content
Abstrakti
Bajram Curri është një ndër figurat e spikatura të historisë sonë kombëtare i cili me veprimtarinë e tij të pasur e të gjithanshme kontribuoi në momente të rëndësishme të historisë së popullit tonë, në luftë për pavarësi dhe shtet kombëtar, për konsolidimin e tij, vendosjen e një rendi demokratik si dhe në përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe organizimin e një lufte çlirimtare në viset e aneksuara nga shtetet fqinje.
Në këtë kumtesë do të ndalemi dhe të pasqyrojmë rolin e tij në lëvizjen demokratike të qershorit të vitit 1924, vit i cili u karakterizua me ngjarje të rëndësishme që sollën ndryshime në planin politik të vendit. Përpara se të trajtojmë rolin që luajti ai në këtë lëvizje duhet të pasqyrojmë veprimtarinë e tij pas kthimit në Shqipëri në fillim të vitit 1920, ftohja me Ahmet Zogun dhe pozicionimi në krahun e opozitës demokratike.
