Main Article Content
Abstrakti
Në zhvillimet politike në vitet 1923-1924, Sulejman Delvina, ashtu si dhe më parë, mbeti një figurë e rëndësishme e politikës shqiptare.
Në veprimtarinë qeverisëse të 10 muajve të parë të fillimit të vitit 1920, i mbështetur nga kabineti i tij, realizoi vendimet e dala nga Kongresi i Lushnjës, siguroi tërësinë tokësore të vendit dhe i riktheu atij pavarësinë, u hapi rrugën zhvillimeve të brendshme në fushën politike, ekonomike, shoqërore e arsimore. Kështu, ai në prill të vitit 1920, do të paraqitej përpara këshillit kombëtar ku do të raportonte për realizimet e qeverisë si dhe do të shtronte programin për të ardhmen. Me këtë përkushtim ai do të vazhdonte të udhëhiqte zhvillimet e vendit. Në fund të vitit 1920, S. Delvina do të mbështetë lëvizjen për mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese. Kështu ai dhe qeveria e tij vendosën që më 14 nëntor të atij viti të zhvilloheshin zgjedhjet për Asamblenë. Për shkak të kundërshtive që hasi vendimi nga disa anëtarë të Këshillit të Naltë dhe në radhët e deputetëve të Këshillit Kombëtar, ai paraqiti dorëheqjen e tij e të kabinetit.
