Main Article Content

Abstrakti

Reformimi i Ministrisë së Financave dhe organeve të saj vartëse, përbënte një nga çështjet më të rëndësishme të qeverisjes së vendit, që kërkonte marrjen e masave imediate për organizimin, strukturimin dhe vënien e tyre në funksionim. Kjo ishte e domosdoshme jo vetëm se sistemi financiar përbënte hallkën më të rëndësishme të administratës së shtetit e cila luante rol të madh në lëvizjen e makinës shtetërore, por dhe për faktin se ai ishte në një gjendje të vështirë dhe pothuajse i paralizuar. Largimi i një pjese të punonjësve të financës pas rënies së qeverisë së Nolit dhe pushimi nga puna për motive politike i disa të tjerëve, kishte krijuar boshllëk në personelin e ekspertëve financiarë.

Article Details

How to Cite
Musaj, Fatmira. 2023. “REFORMA NË ADMINISTRATËN FINANCIARE TË SHQIPËRISË NË VITET 1925-1928”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/rwn57t88.

How to Cite

Musaj, Fatmira. 2023. “REFORMA NË ADMINISTRATËN FINANCIARE TË SHQIPËRISË NË VITET 1925-1928”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/rwn57t88.

Share