Main Article Content

Abstrakti

Shërbimi shëndetësor publik në fillim të viteve ’20, përbënte hallkën
më të prapambetur të jetës në Shqipëri. Zhvillimet politiko shoqërore të
brendshme dhe të jashtme pas Shpalljes së Pavarësisë deri në vitin 1920,
bënë të pamundur organizimin e këtij shërbimi, trashëgimia e të cilit nga
periudha osmane linte shumë për të dëshiruar. Në vitin 1914, në qeverinë
e W. Wied-it për herë të parë u krijua institucioni i parë i shërbimit
publik, “Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë Publike” e drejtuar nga
dr. Mihal Turtulli njëkohësisht edhe ministër i Arsimit. Fillimi i Luftës
së Parë Botërore, nuk i dha mundësi këtij institucioni të zhvillonte
aktivitetin e tij.

Article Details

How to Cite
Musaj, Fatmira. 2024. “SHËRBIMI SHËNDETËSOR NË SHQIPËRI DHE MASAT PËR PËRMIRËSIMIN E TIJ (1925-1928)”. Studime Historike, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/aqcpgy52.

How to Cite

Musaj, Fatmira. 2024. “SHËRBIMI SHËNDETËSOR NË SHQIPËRI DHE MASAT PËR PËRMIRËSIMIN E TIJ (1925-1928)”. Studime Historike, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/aqcpgy52.

Share