Main Article Content

Abstrakti

Burimi kryesor i të ardhurave në buxhetin e shtetit, ishin tatimet e taksat. Sistemi tatimor, i trashëguar nga sundimi osman me ndonjë ndryshim të parëndësishëm, vazhdoi të vepronte edhe pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Veç kësaj, mbledhja dhe administrimi i të ardhurave prej taksave dhe tatimeve, ishte një veprimtari e paorganizuar mirë dhe problematike. Një sërë faktorësh kishin ndikimin e tyre negativ në funksionimin e sistemit tatimor në Shqipëri. Situata e brendshme dhe e jashtme e Shqipërisë në vitet 1912-1920, bëri që qeveritë e kësaj periudhe, të angazhoheshin më tepër me ruajtjen e pavarësisë e integritetit territorial të shtetit se sa me funksionimin e tij të brendshëm. Gjithashtu, mungesa e stabilitetit politik deri në vitin 1925, mundësia dhe aftësia realizuese e kufizuar e administratës shtetërore, mentaliteti dhe metodat e vjetruara në mbledhjen e të ardhurave, veprimet abuzive të autoriteteve të pushtetit dhe nëpunësve të administratës, bënin që potenciali i pasurisë kombëtare të shfrytëzohej pak për fuqizimin e buxhetit të shtetit.

Article Details

How to Cite
Musaj, Fatmira. 2023. “MASA PËR REFORMIMIN E SISTEMIT TË TAKSAVE DHE TATIMEVE NË VITET E REPUBLIKËS SHQIPTARE (1925-1928)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/my6hme39.

How to Cite

Musaj, Fatmira. 2023. “MASA PËR REFORMIMIN E SISTEMIT TË TAKSAVE DHE TATIMEVE NË VITET E REPUBLIKËS SHQIPTARE (1925-1928)”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/my6hme39.

Share