Main Article Content
Abstrakti
Shteti i pavarur shqiptar në vitin 1912 nuk trashëgoi një sistem arsimor kombëtar, sepse në Shqipëri për afro pesë shekuj të sundimit osman, nuk u lejua shkrimi dhe këndimi në gjuhën shqipe. Pikënisje për ndërtimin e zhvillimin e tij ishte programi arsimor i qeverisë së përkohshme të Vlorës, në të cilin u parashikua hapja dhe organizimi i shkollës fillore shqipe, arsimi fillor u shpall i detyrueshëm për të dy gjinitë, u morën masa për hartimin e programeve e teksteve shkollore si dhe u hodhën bazat fillestare të ligjshmërisë arsimore etj. Situata politike e brendshme dhe e jashtme në të cilën kaloi shteti shqiptar në tetë vitet e para të jetës së tij, ndikuan negativisht edhe në zbatimin e programit arsimor kombëtar.
Article Details
How to Cite
Musaj, Fatmira. 2023. “ARSIMI NË SHQIPËRI DHE MASAT PËR PËRMIRËSIMIN E TIJ (1925-1928)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/402.