Main Article Content

Abstrakti

Zgjedhja e Lef Nosit nga populli i Elbasanit, në krah të Dervish Bej
Biçakut, Shefqet Daiut, Mit’hat Frashërit, etj., si delegat të këtij rrethi për
në Kuvendin e Kombëtar të Vlorës, ishte rezultat i kontributit të tij të
gjatë e shumëplanësh në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Veçanërisht pas
Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, ku ashtu si shumë patriotë shqiptarë,
edhe Nosi nuk do të pajtohej me politikën antishqiptare të turqve të rinj,
që në thelb nuk ndryshonte nga ajo e sulltan Abdyl Hamitit. Formimi
intelektual e bëri shumë shpejt atë të pranueshëm jo vetëm për figurat më
të njohura të qytetit të Elbasanit, por edhe me elitën patriotike shqiptare
në trevat e tjera të vendit. Duke përfituar nga klima e favorshme politike,
ai kontribuoi në zhvillimin e lëvizjes arsimore, kulturore e patriotike në
trevën e Elbasanit në vitet 1909-1912.

Article Details

How to Cite
Musaj, Fatmira. 2023. “VEPRIMTARIA E LEF NOSIT PËR PAVARËSINË DHE KONSOLIDIMIN E SHTETIT SHQIPTAR”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/3edgrk75.

How to Cite

Musaj, Fatmira. 2023. “VEPRIMTARIA E LEF NOSIT PËR PAVARËSINË DHE KONSOLIDIMIN E SHTETIT SHQIPTAR”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/3edgrk75.

Share