Main Article Content

Abstrakti

Konsolidimi i mëtejshëm i shtetit shqiptar dhe i pavarësisë së tij në vitet e Republikës, lidhej edhe me zgjidhjen e çështjes së komuniteteve fetare, thelbi i së cilës qëndronte në pavarësimin e tyre nga selitë që ndodheshin jashtë vendit, me organizimin dhe vendosjen e marrë-dhënieve me shtetin në përputhje me reformat politike, administrative dhe juridike të ndërmarra në këtë periudhë. Hapi i parë në këtë drejtim u hodh me Shpalljen e Pavarësisë kombëtare në vitin 1912 dhe u çua më tej në vitet 1920-1924. Rifitimi i pavarësisë dhe lëvizja për demokratizimin e institucioneve shtetërore dhe jetës së vendit, nxitën klerin drejtues të komuniteteve bektashi,1 ortodoks2 e mysliman3 të organizonin kongreset e tyre, ku vendosën për t’u shkëputur nga qendrat jashtë vendit dhe riorganizimin institucional mbi baza kombëtare. Në këtë përpjekje ata kërkuan edhe ndihmën e institucioneve shtetërore.

Article Details

How to Cite
Musaj, Fatmira. 2023. “BALLAFAQIMI SHQIPTARO-GREK PËR KISHËN ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE (1925-1928)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/372.

How to Cite

Musaj, Fatmira. 2023. “BALLAFAQIMI SHQIPTARO-GREK PËR KISHËN ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE (1925-1928)”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/372.

Share