Main Article Content

Abstrakti

Rifillimi i jetës shtetërore pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat kishte kaluar shteti shqiptar para kësaj lufte dhe gjatë Konferencës së Paqes, ishte shumë inkurajuese për Shqipërinë, nëse kjo gjykohet nga pikëpamja e ndërtimit të një shoqërie demokratike, e cila, është ideali i çdo kombi të civilizuar. Por, për kushtet e Shqipërisë, parë kjo në këndvështrimin praktik dhe pragmatist, atë të stabilizimit të shtetit dhe të institucioneve të tij, që ishte detyra themelore dhe më e rëndësishme e kohës, ky model institucional politik, ishte jo vetëm një sfidë e madhe, gati e pakapërcyeshme por, edhe një sprovë e rrezikshme, e cila mund të hidhte në erë ato suksese të arritura në ripërtëritjen e shtetit kombëtar, pas krizës së rëndë që ai kaloi në Konferencën e Paqes dhe përballë rreziqeve të copëtimit dhe të shpërbërjes, që ende nuk ishin tejkaluar. Në këtë artikull, do të analizojmë opozitën shqiptare, si një element dhe institucion themelor i këtij sistemi qeverisës.

Article Details

How to Cite
Mema, Albana. 2023. “DISA ASPEKTE TË OPOZITARIZMIT NË SHQIPËRI NË VITET 1920-1924”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/371.

How to Cite

Mema, Albana. 2023. “DISA ASPEKTE TË OPOZITARIZMIT NË SHQIPËRI NË VITET 1920-1924”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/371.

Share