Main Article Content

Abstrakti

Ky artikull trajton formimin dhe funksionimin e institucioneve dhe formës së qeverisjes në Shqipërinë e qershorit të vitit 1924. Më tej analizohet edhe karakteri diktatorial i qeverisë së Nolit edhe pse për shkak të përçarjeve të thella të brendshme, fuqia e saj ishte e limituar dhe madje në disa raste mori trajta anarkiste.
“Statuti i Zgjeruar i Lushnjës” parashikonte se, çdo qeveri e krijuar duhej të legjitimohej më parë, përmes votimit në parlament. Qeveria e drejtuar nga Noli nuk mund ta plotësonte këtë kërkesë, pasi parlamenti ishte i shpërndarë prej grushtit të shtetit dhe qeveria nuk dëshironte ta mblidhte. Për pasojë, qeveria e Nolit, mbetet unike në historinë e qeverive shqiptare të viteve 1920-1925. Ajo është e vetmja qeveri, e cila nuk është dekretuar nga kryetari i shtetit (Këshilli i Lartë) dhe nuk është votuar as formalisht në Parlament.

Article Details

How to Cite
Mema, Albana. 2023. “Kriza Institucionale Dhe Karakteri I Qeverisë Së Fan Nolit”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/kq12aj66.

How to Cite

Mema, Albana. 2023. “Kriza Institucionale Dhe Karakteri I Qeverisë Së Fan Nolit”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://doi.org/10.61773/kq12aj66.

Share