Main Article Content
Abstrakti
Edhe pas më shumë se 500-vjetësh nga vdekja e tij, figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut vazhdon të tërheqë interesin e historianëve të Mesjetës, pjesa më e madhe e të cilëve, sa më shumë është zgjeruar baza dokumentare, bashkohen në përcaktimin e heroit shqiptar si një figurë qendrore në përplasjet e Perëndimit të krishterë me fuqinë e re osmane, në mes të shek. XV, si udhëheqës i një kryengritjeje dhe i një lufte epokale mbarëshqiptare dhe si krijuesi i një shteti të vërtetë kombëtar shqiptar në Mesjetë. Mes tyre radhiten historianë të njohur shqiptarë, duke filluar nga F. S. Noli e A. Gegaj, e për të përfunduar tek më të rinjtë, si A. Buda, K. Frashëri e K. Biçoku. Por në pozicione të ngjashme qëndrojnë edhe emra të mëdhenj të historiografisë evropiane, si J. Ph. Fallmerayer, J. G. von Hahn, F. Babinger, G. Ostrogorsky, R. Cessi, F. Pall, A. Ducellier, etj.
