Main Article Content

Abstrakti

Në fund të shek. XVIII, në një nga letrat e tij të fundit nga Shqipëria, konsulli i Republikës së Venedikut në Durrës, A. Morana, i ngre hymne një atdheu të ri, Italisë (la nostra bella Italia)1, ndërsa deri atëherë i kishte qëndruar besnik vendlindjes së tij, Republikës së vogël dhe aristokrate të Shën Markut. Sigurisht, me këtë kapërcim nga “atdheu i vogël”, në “atdheun e madh”, Morana mund të konsiderohet një ndër pararendësit e lëvizjes për çlirim e bashkim të Italisë. Sigurisht, nuk qe as i pari dhe as i vetmi. Por bën përshtypje që kjo deklaratë dashurie për Italinë e madhe dhe të përbashkët, vjen pikërisht nga Shqipëria, një vend që prej tre shekujsh ndodhej nën zgjedhën otomane, duke lënguar në kushtet e një prapambetjeje të frikshme ekonomike, sociale e kulturore.

Article Details

How to Cite
Xhufi, Pëllumb. 2023. “NDIKIME ITALIANE NË RILINDJEN KOMBËTARE SHQIPTARE”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/447.

How to Cite

Xhufi, Pëllumb. 2023. “NDIKIME ITALIANE NË RILINDJEN KOMBËTARE SHQIPTARE”. Studime Historike, no. 1-2 (October). https://ih-revista.edu.al/index.php/ih-revista/article/view/447.

Share