Main Article Content

Abstrakti

Milan Shuflay duket se ka dhënë thelbin e lidhjeve mes shqiptarëve e
malazezëve në Mesjetë, kur pohonte se “Zeta dhe Shqipëria e veriut
përbënin një fytyrë biologjike të veçantë: ishin të lidhura me të njëjtën
tokë plastike, me të njëjtin gjak ilir e me të njëjtat peripeci historike”1. Në
fakt, e gjithë kjo trevë e Ballkanit Perëndimor e ka përcjellur në të njëjtën
mënyrë momentin kryesor të ndryshimeve të mëdha etnike e kulturore në
Ballkan, atë të dyndjeve e të kolonizimit sllav. Historianë e linguistë të
shumtë kanë arritur në konkluzionin se, në Malin e Zi të sotëm dhe
akoma më në jug, në Shqipëri, kapërcimi nga antikiteti në Mesjetë nuk u
karakterizua nga përmbysje etnike, pasi me përjashtim të infiltrimeve
periferike sllave, aty masa dërrmuese e popullsisë mbeti e përfaqësuar
nga banorët e lashtë, në radhë të parë ilirë.

Article Details

How to Cite
Xhufi, Pëllumb. 2023. “PËRKIME SHQIPTARO-MALAZEZE NË MESJETË”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/ggf4ns14.

How to Cite

Xhufi, Pëllumb. 2023. “PËRKIME SHQIPTARO-MALAZEZE NË MESJETË”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/ggf4ns14.

Share