Main Article Content

Abstrakti

Kur flitet për flukset migratore shqiptare të Mesjetës, me to kuptohen para së gjithash ato të shek. XIV drejt Greqisë si dhe flukset e mëvonshme që ndoqën drejtimin e Italisë e të Dalmacisë. Ikjet masive të popullsive shqiptare drejt Italisë së Jugut e Sicilisë nga brigjet lindore të Adriatikut e të Jonit, fillojnë gjatë përplasjeve të mëdha me turqit osmanë, në shek. XV, dhe vazhdojnë me intensitet të lartë pas pushtimit të atyre viseve, deri në shek. XVII. Qysh në vitin 1461, në letrën për kontin Giovanni Antonio Orsini të Tarantos, Gjergj Kastrioti paralajmëronte popullimin me shqiptarë të trevës së Puljes, atë kohë e braktisur dhe e shkretuar.

Article Details

How to Cite
Xhufi, Pëllumb. 2023. “FLUKSE MIGRATORE SHQIPTARE NGA MOREA DREJT ITALISË, SHEK. XV-XVII”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/zsrn1j03.

How to Cite

Xhufi, Pëllumb. 2023. “FLUKSE MIGRATORE SHQIPTARE NGA MOREA DREJT ITALISË, SHEK. XV-XVII”. Studime Historike, no. 3-4 (October). https://doi.org/10.61773/zsrn1j03.

Share