Main Article Content

Abstrakti

Në vitin 1934 pas shtetëzimit të shkollave private nga qeveria
shqiptare u krijua një tension i ri në marrëdhëniet me Greqinë dhe me
minoritetin grekofon. Shtetëzimi kishte karakter të përgjithshëm për të
gjitha shkollat private në Shqipëri. Ai synonte vendosjen e arsimit nën
kontrollin dhe drejtimin e shtetit dhe shmangien e ndërhyrjeve të huaja në
sistemin arsimor shqiptar, të cilat kishin pasur efekte negative në
formimin e nxënësve shqiptarë me një edukatë kombëtare. Edhe pas
shtetëzimit shkollat vijuan mësimet në gjuhën greke me tekstet e
mëparshme, por fillimisht orët e mësimit në gjuhën greke u reduktuan.
Mbreti Zog e mbajti premtimin që i kishte dhënë ministrit grek, duke
emëruar në shkollat e shtetëzuara të minoritetit grek mësues që të gjithë
kishin diploma greke por kjo nuk e kënaqi Athinën, e cila synonte të
ruante ndikimin e vet politik tek mësuesit e këtyre shkollave. Prandaj ajo
do ta shndërronte këtë çështje në një betejë të ashpër politike me Tiranën.
Edhe ministri britanik në Tiranë, Hodgson mendonte se kjo zgjidhje nuk i
pëlqente Athinës, pasi grekët dëshironin që këto mësues të caktoheshin
prej tyre. Ata i mbështesnin pretendimet e veta në deklaratën e qeverisë
shqiptare para Lidhjes së Kombeve (LK) në vitin 1921.

Article Details

How to Cite
Meta, Beqir. 2024. “ÇËSHTJA E SHKOLLAVE TË MINORITETIT GREK NË VITIN 1934”. Studime Historike, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/8dskgk83.

How to Cite

Meta, Beqir. 2024. “ÇËSHTJA E SHKOLLAVE TË MINORITETIT GREK NË VITIN 1934”. Studime Historike, no. 3-4 (January). https://doi.org/10.61773/8dskgk83.

Share

Most read articles by the same author(s)

<< < 1 2 3 4 > >>